PRISHTINE- Kreu i partisë së Unitetit Kombëtar, Idajet Beqiri mund të ekstradohet nga Kosova në Belgjikë. Kështu shkruan në numrin e saj të sotëm ‘Koha Ditore’. Avokati Idajet Beqiri, ndodhet në paraburgim në Kosovë, që prej ditës së enjte të javës që shkoi , në pritje të vendimeve të autoriteteve kosovare për ekstradimin ose jo në Belgjikë. Gjasat që të ekstradohet janë të mëdha, pasi sipas medias kosovare Shqipëria nuk ka kërkuar ekstradimin nga autoritetet kosovare. Idajet Beqiri konsiderohet terrorist nga autoritetet belge. Për vepër të tillë, si pjesëtar i së ashtuquajturës Armata Kombëtare Shqiptare, është dënuar me katër vjet burgim nga një gjykatë në Belgjikë.
IDAJET BEQIRI 40 DITE PARABURGIM NE PRIZREN
Gjykata e Qarkut e Prizrenit i ka caktuar masën e sigurisë prej 40 ditësh paraburgim. Kundër këtij aktgjykimi ka apeluar avokati i tij, Gjuran Dema, në Gjykatën Supreme të Kosovës. Ai ka thënë se klienti i tij nuk mund të ekstradohet në Belgjikë për shkak se në Shqipëri është shpallur i pafajshëm për akuzat që ishin ngritur nga Prokuroria belge.
“Kam bërë ankesë kundër vendimit. Ky është mbajtur gjashtë muaj në burg në Shqipëri dhe është liruar i pafajshëm. Për veprën penale të terrorizmit për të cilën është lëshuar urdhërarrestim ndërkombëtar dhe është liruar i pafajshëm në Shqipëri”, ka thënë Dema.
AKUZAT E DREJTESISE BELGE
Sekretari politik i Frontit Kombëtar Shqiptar, Idajet Beqiri, është dënuar nga një gjykatë belge për veprën penale të terrorizmit të kryer në Belgjikë gjatë viteve 2001-2003. Sipas dosjes së dërguar nga Brukseli në Policinë e Kosovës nëpërmjet Interpolit, Beqiri e ka kryer këtë vepër nga shtatori 2001 deri në dhjetor 2003, duke udhëhequr AKSH-në, organizatë kjo e cilësuar terroriste nga një vendim i UNMIK-ut. “Duke qenë krah i ushtarak i FBKSH-së, të cilën e ka përdorur për ta promovuar dhe orkestruar nga Belgjika dhe nëpërmes kontakteve direkte të pjesëtarëve të vet të organizatës së vet ose duke u paguar shuma të parave pjesëtarëve të vet në Kosovë dhe Maqedoni në mënyrë që ta materializojë projektin e vet për Shqipërinë e Madhe”, thuhet në kërkesën e autoriteteve të Belgjikës për ekstradimin e tij në Kosovë.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se fillimisht Interpoli ka bërë pyetje në prill të këtij viti në Policinë e Kosovës se a është Idajet Beqiri shtetas i Kosovës. Në të është treguar se është i dënuar nga Gjykata e Apelit në Namyr me katër vjet burg. “A keni informata për lokacionin dhe a ka mundësi të arrestohet ky person nëse ndodhet në Kosovë”, ka pyetur Interpoli. Sipas një burimi, Policia i është përgjigjur se nuk është shtetas i Kosovës. Pak ditë më vonë Interpoli ka sjellë urdhërarrestin ndërkombëtar për të, i cili është vendosur në bazën e të dhënave të Policisë Kufitare të Kosovës. Nëse Gjykata vendos për ekstradimin e Idajet Beqirit në Belgjikë, atëherë vendimi përfundimtar i përket Ministrisë së Drejtësisë kosovare.
(jd/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com