Akuzat ndaj LSI,Vasili-Ramës:Boll
u zbythe,përballu me kriminelët

Pas akuzave të ashpra të kryeministrit Edi Rama për drejtoritë e LSI, gjatë punimeve të Asamblesë Kombëtare të PS, ka ardhur reagimi nga radhët e LSI. Kreu i Grupit Parlamentar të kësaj force politike, Petrit Vasili, i bën thirrje Ramës të luftojë kriminelët dhe jo të zbythet me fjalime.

Në “Facebook”, Vasili shkruan se Rama është frikacak dhe i bërë njësh me banditët e drogës e kriminelët, ndaj dhe nuk guxon të thotë asnjë fjalë për ta. Ndërsa i drejtohet direkt kryeministrit, duke i kërkuar të lërë dënglat dhe broçkullat e fjalimet psikomaniakale dhe të përballët me kriminelët.

“Kryeministër lufto kriminelët, boll u zbythe me fjalime. Ky shkollëpaku, kryetari i kooperativës qeveritare, flet për çertifikata, për qepë, lakra dhe presh, por s'guxon gjëkundi të flasë për drogën që mbyti vendin dhe krimin që vret përditë. Ky Kryeministër frikacak dhe i bërë njësh me banditët e drogës dhe kriminelët, nuk guxon të thotë asnjë fjalë për ata. Shumë e qartë, edhe ka frikë, edhe ndan përditë pushtetin me krimin. Bëhu burrë shkollëpak dhe fol për policinë blu që përmbyti Shqipërine me drogë, që trembet nga kriminelët dhe që na bëri për faqe të zezë në sytë e botës. Lëri dënglat dhe broçkullat e fjalimeve psikomaniakale kilometrike dhe përballu me kriminelët, shokët e tu”, shkruan Vasili.
 
Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen