Akuzat ndaj Nishanit, PD: Veliaj
sulmoi simbolin e unitetit kombëta

Akuzat ndaj Nishanit, PD: Veliaj<br />sulmoi simbolin e unitetit kombëta
Këshilltarët e Partisë Demokratike në Bashkinë e Tiranës kanë reaguar pas deklaratave të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj në adresë të presidentit Bujar Nishani.

Olli deklaroi sot se Veliaj është një njeri që “brenda arrogancës dhe guximit për të mashtruar dhe për të vjedhur, pati kurajon dhe paturpësinë për të sulmuar figurën e Presidentit të Republikës, në vetvete simbolin e unitetit kombëtar”.

“Sot, pati kurajon të prekë edhe personalitetin e institucionit të Presidentit duke u marrë me individin dhe duke harruar atë që përfaqëson ai institucion i nderuar. Nga ana tjetër, lufta e tij e fshetë për të marrë kreun e Partisë Socialiste, pasi ata po thyhen dhe janë të destinuar të largohen me votat e shqiptarëve shumë shpjet në zgjedhjet që janë shumë pranë, e detyron të dalë nga betimi që ka bërë para qytetarëve, nga betimi që ka bërë për të drejtuar qytetin e Tiranës, e për këtë ambicie bën sulme politike dhe bëhet palë me krimin e organizuar, palë me mafien e betonit, si mjetet e vetme për të ruajtur pushetin e tij në bashki apo atë që shpejt ai shpreson të marrë në Partinë Socialiste”, shtoi ai.

I vendosur në ambientin pranë Kullës së Sahatit, kreu i këshilltarëve demokratë Leonard Olli tha se Veliaj po e kthen bashkinë në vend të pazareve dhe trampolinë për interesat e tij politike.

Ndërsa, restaurimin nga Bashkia Tiranë të Kullës së Sahatit, Olli e quajti një punim skandaloz.

“Jemi sërish me një nga paradokset më të mëdha të qeverisjes vendore. Vijojmë të jemi sërish në shkelje të pastër të zotimit që Veliaj ka marrë parpara qytetarëve, për të qënë administrator i këtij qyteti por që realisht në këto 8 muaj është shndërruar në masakrues i qytetit si nga pikëpamja urbane ashtu edhe nga ajo ekonomiko-sociale. Masat shtrënguese që ne kemi paralajmëruar me kohë tashmë kanë tronditur të gjithë biznesin në Tiranë i cili në vetvetë është 50% e biznesit të gjithë vendit. Nga ana tjetër, kemi vandalizimin e paparë dhe krimin e rëndë mjedisor që është kryer jo vetëm tek liqeni artificial”, u shpreh Olli.

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka