“Të gjithë ata që më njohin mua, e dinë që unë nuk kam lidhje me këto çështje. Është një absurditet i radhës. Janë sajesa, unë nuk kam lidhje. As me punë tenderash, asnjë lloj gjëje të ngjashme. Po këto janë gjëra që sajohen në këtë fshatin tonë” tha ai në Rubrikën Sportive në TVSH.
Olsi është pyetur edhe për marrëdhëniet me vëllanë kryeministër. “Unë se pyes atë për punët e tij, ai nuk më pyet mua për punët e mia, në aspektin profesional nuk i hyjmë njëri-tjetrit” tha ai.
Duke u ndalur të ecuria e ekipit këtë edicion, Olsi Rama thotë se objektiv është pjesëmarrja në Kupat e Europës pas startit të dobët. “Unë sukses do të quaja arritjen e Kupave të Europës nga skuadra, të bashkangjitur me një lojë të mirë dhe kthimit të tifozëve në stadium.
Jemi 7 pikë larg vendit të dytë, ndërkohë që kanë mbetur edhe 36 pikë në lojë deri në fund të kampionatit. Pse të mos e mendojmë që do ta arrijmë vendin e dytë? Në fakt, edhe Kukësin ne e mposhtëm në shtëpinë e vet 2-1, ndaj edhe mendojmë që mund ta arrijmë”.
Gjithashtu Rama, mohoi akuzat nga Skënderbeu se Partizani ka gisht në kërkesën e UEFA për përjashtimin e korçarëve me 10 vite nga Europa për trukime.
"A ka gisht Partizani në akuza? E dini atë punën e Kazanit? E keni dëgjuar shpesh besoj. Edhe nëse do të merreni me atë kavanozin e atij Vrenozit, atëherë vaj me det” përfundoi drejtori i përgjithshëm i Partizanit, Olsi Rama.
d.b/shqiptarja.com












