Akuzat për INSIG-un, reagon qeveria

Pas akuzave të opozitës së fituesit e privatizimit të INSIG-ut janë të paracaktuar, ka reaguar dhe qeveria përmes portalit Transparenca.al:

"Në përgjigje të akuzës së Partisë Demokratike bëjmë me dije se më datë 25.01.2016 Ministria e Financave ka publikuar ftesën për të gjithë të interesuarit për marrje pjesë në tenderin e privatizimit të aksonieve të shoqërisë “INSIG”. Forma e shitjes së shoqërisë “INSIG” do të kryhet nëpërmjet një tenderi të hapur dhe të gjithë kandidatët e interesuar kanë mundësi të tërheqin dokumentacionin pranë Ministrisë së Financave deri më datë 09.03.2016.

Ndryshe nga çfarë pretendon Partia Demokratike, deri më tani nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë ofertë konkrete, pasi ashtu siç parashikohet edhe në kalendarin e procedurave të tenderit. Të gjitha ofertat do të dorëzohen nga kandidatët më datën 10.03.2016 para komisionit te vlerësimit të ofertave, në Ministrinë e Financave".

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Plagoset me armë zjarri një person në aksin Postribë-Prekal (EMRI)