Akuzat për komplot nga Greqia në
doping, Pirro Dhima: Sillni provat

Akuzat për komplot nga Greqia në<br />doping, Pirro Dhima: Sillni provat
Dopingu në peshëngritjen tonë tashmë është bërë çështje mes Shqipërisë dhe Greqisë. Pas akuzave të Presidentit të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza për një komplot nga Greqia, ka reaguar federata helene.

Presidenti i Federatës Greke, Pirro Dhima nuk dalë vetë personalisht për t’iu kundërpërgjigjur Elez Gjozës, duke reaguar përmes zëdhënësit të shtypit, Tasho Papakristo për akuzat ndaj Luan Shabanit. “Ekipi përfaqësues i peshëngritjes shqiptare erdhi në Greqi për dy muaj për t’u stërvitur bashkë me përfaqësuesen greke.

Shpenzimet për qëndrimin në Greqi, shqiptarët i mbuluan vetë. Se çfarë thonë tani është çështje e tyre, por nëse kanë dokumente që implikojnë Greqinë apo Luan Shabanin le t'i paraqesin” deklaron zëdhënësi i presidentit të Federatës Greke të Peshëngritjes.
dhima
Kujtojmë që Presidenti i FSHP, Gjoza u shpreh se përgjegjës për dopingun te 3 sportistët shqiptarë është Luan Shabani, pasi ai i stërviti. Tre kampionët, 2 të botës Godelli, Begaj dhe Pulaku i të rinjve të Europës janë penalizuar për përdorim të substancave të ndaluara.



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Ministri i Brendshëm serb Daçiç ia merr këngës, i këndon Erdoganit ‘Osman Agën’ (VIDEO)

Ministri i Brendshëm serb Daçiç ia merr këngës, i këndon Erdoganit ‘Osman Agën’ (VIDEO)