Akuzat për koncesionin e skanimit
Spaho: Spekulim, ka vetëm një qëllim

Akuzat për koncesionin e skanimit<br />Spaho: Spekulim, ka vetëm një qëllim<br>
Edmond Spaho ka deklaruar në Report Tv se akuzat e PS dhe medieve ndërkombëtare për kontratën e qeverisë Berisha me Rapiscan po bëhet për të larguar vëmendjen nga skandalet qeveritare.

Spekulim me synimin për të larguar vëmendjen nga cështja e Tahirit, nga tre drejtorët e policisë që kanë marrë arratinë. Dhe kur themi Tahiri kemi thënë Edi Rama. Po hapin gjoja problemin e skanimit. Është kontratë e lidhur me një nga firmat më të mira në botë dhe shteti shqiptar e lidhi direkt me Rapiscan.

Rama tha se do ta anulonte kur të vinte në pushtet dhe kur erdhi rishikoi kontratën dhe i bëri dizfavorshme për shtetin. I dha garanci buxhetore që nëse nuk do i realizosh do të dal unë garant dhe do të marrë 2.2 mln euro.

Kjo kompani tani merr më shumë para se në 2013. U shtuan faturat me mallra deri në një mijë euro që duhet të skanohen. Pas kësaj kontrate është vëllai i kryeministrit si bashkëpronar i fshehur. Edhe aksionet u shitën në qeverisjen e Ramës”deklaroi ai.

Carson Block-themelues deklaroi në “Bloomberg” pak ditë më parë se kompania OSI Systems është “në thelb e kalbur” dhe ofroi si argument kontratën koncesionare të fituar në Shqipëri si dhe një kontratë të dytë të madhe të kompanisë në Meksikë.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Prishtinë, 41-vjeçarja ndërron jetë pas dhunës nga bashkëshorti! Qëndroi 3 ditë në koma

E rëndë në Prishtinë, 41-vjeçarja ndërron jetë pas dhunës nga bashkëshorti! Qëndroi 3 ditë në koma