Akuzat për korrupsion, Mustafa
shkarkon ministrin e Mjedisit

Akuzat për korrupsion, Mustafa<br />shkarkon ministrin e Mjedisit
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka shkarkuar Ferid Aganin nga posti i ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Vendimi i kryeministrit pason kërkesën e vet ministrit Agani, ndaj të cilët ditë më parë Prokuroria e Shtetit ngriti aktakuzë bashkë me 63 të pandehur tjerë, nën dyshimet për përfshirje në keqpërdorim të pozitës zyrtare, dhënie e marrje të ryshfetit si dhe shmangie taksash.

Ministri Agani akuzohet për periudhën kur ka udhëhequr ministrinë e Shëndetësisë në qeverinë e Kosovës.

Ngritja e aktakuzës pasoi hetimet e filluara që në tetor të vitit 2014 kur qenë arrestuar nëntë persona, punonjës të ministrisë së shëndetësisë dhe mjekë, nën dyshimet për përfshirje në veprimtari kriminale.

Hetimet që çuan në aktakuzë ishin zhvilluar nën dyshimet se personat e përfshirë "në bashkëveprim dhe duke shkelur ligjin e prokurimit publik, kanë keqpërdorur pozitën e tyre zyrtare, duke nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për sigurimin e shërbimeve shëndetësore, të cilat nuk ofrohen në institucionet publike shëndetësore, me spitalet private".

Sipas prokurorisë me veprimet e tilla, u janë mundësuar spitaleve private përfitime materiale, “duke u paguar nga buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë, si autoritet kontraktues, shpenzimet për pacientët që dërgoheshin nga institucionet publike shëndetësore në këto spitale private”.

Në ketë çështje penale hetimet janë zhvilluar kundër 116 personave fizik dhe 4 personave juridik, mirëpo për 56 persona fizik, nuk janë plotësuar kushtet ligjore që të përfshihen në këtë aktakuzë, prandaj për të njëjtit janë pushuar hetimet.

Në lidhje me këtë çështje ka reaguar edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duke thënë se "e mirëprita vendimin e Ferid Aganit për t’u liruar nga detyra e ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor".

Nëpërmjet një postimi në statusin e tij Facebook pasditen e kësaj të hëne Thaçi shprehet:

Si president i vendit e mirëpres gatishmërinë dhe vendimin e ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, për t’u liruar nga detyra e ministrit, për t’u lënë organeve të drejtësisë që të kryejnë punën e tyre. Le të jetë ky shembull i sjelljes në pajtim me etikën institucionale dhe i gatishmërisë për qeverisje të mirë”. Kosova është në rrugë të mbarë të integrimit evropian dhe jemi në prag të liberalizimit të vizave. Sundimi i ligjit mbetet jetik për të ardhmen euroatlantike të Republikës së Kosovës. Si president i vendit zotohem para qytetarëve se askush me aktakuza apo të dënuar nuk duhet të jenë pjesë e institucioneve të Republikës së Kosovës. HTH”, shkruan Thaçi.

Postimi i Plotë në Facebook

thaci

Redaksia Online
(M.Ç/shhqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Lojërat Olimpike në Paris, OBSH: Të paktën 40 atletë me Covid

Lojërat Olimpike në Paris, OBSH: Të paktën 40 atletë me Covid