Akuzat për përgjime,Tahiri:Thjeshtë
imagjinare, ja pse PD shpif çdo ditë

Akuzat për përgjime,Tahiri:Thjeshtë<br />imagjinare, ja pse PD shpif çdo ditë
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri në një postim në rrjetin social Facebook, ka mohuar edhe njëherë akuzat e Partisë Demokratike për pajisje dhe përgjime ku ka thënë se përgjimet janë imagjinare dhe se PD vijon me shpifje për shkak se nuk ndahet dot nga e kaluara që e tërheq atë prej hunde.

Tahiri ka thënë se policia e shtetit nuk ka pajisje, nuk bën përgjime pasi kjo ëhstë e ndaluar me ligj dhe se një gjë e tillë mund të bëhet vetëm me urdhër të Prokurorisë.
Por ai ka ngritur një pyetje se përse PD vazhdon të shpifë çdo ditë, ndëkrohë që është shprehur se kjo forcë politike nuk do që shqiptarët të dëgjojnë të vërtetat, duke qenë se PD tërhiqet nga hunda nga e shkuara.

Ai thekson se policia e shtetit ka ndryshuar rrënjësisht.

Ja statusi i tij i plotë në Facebook
Policia e Shtetit nuk ka dhe nuk mund te kete asnje pajisje pergjimi. Policia as nuk ka bere as nuk ben dhe as mund te beje pergjime, ligji e ndalon rreptesisht nje gje te tille. 
Po pyetja qe kam eshte pse Partia Demokratike vazhdon perseri, perdite, te shpife publikisht per pergjime imagjinare dhe akuzoje Policine e Shtetit per nje krim te tille? 
Pergjigja ime eshte e thjeshte. 
Sepse Partia Demokratike nuk do qe shqiptaret te shikojne dhe degjojne te vertetat. Sepse Partia Demokratike nuk mundet t'i kundervihet qeverise sone dhe Ministrise se Brendshme me nje vizion dhe nje program te ndryshem nga e shkuara e saj. 
Sepse Partia Demokratike nuk ka as lidership dhe as skuader, po eshte nje grup i lidhur fort me te shkuaren qe terhiqet per hunde nga simboli i te shkuares, Sali Berisha. 
Policia e Shtetit ka ndryshuar rrenjesisht, rezultatet flasin vete. Por une jam i pari qe e di se sa shume mbetet per te bere. 
Ndaj ata le te vazhdojne me avazin e vjeter, ne do te vazhdojme vendosmerisht perpara, ne rrugen e reformave e te progresit per Shqiperine e Gjenerates Tjeter. 
Per ‪#‎PolicineQeDuam 
Per ‪#‎PolicineeGjeneratesTjeter

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dënimi i Salianjit, avokati: Vendim politik, u dërgua në burgun e Fierit

Dënimi i Salianjit, avokati: Vendim politik, u dërgua në burgun e Fierit