Akuzat për Tahirin, Rama: Biseda
jo provë, përgjegjësia individuale

Akuzat për Tahirin, Rama: Biseda<br />jo provë, përgjegjësia individuale<br>
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur një komentuesi në Facebook për akuzat e opozitës ndaj Saimir Tahirit. Rama shprehet se akuzat duhet t’i lëmë që të provohen nga organet e drejtësisë.

Komentet
Leonard Meta: Kryeminister do mbahesh ne mend per nje qeveri kriminelesh,i gjithe kabineti yt i kaluar po del qe eshte i lidhur fuqishem me krimin.Kot poston foto te puneve te mira qe jane bere per qytetaret.Keto lloj bisedash zbehin cdo te mire qe eshte bere nga qeveria kaluar !!

Edi Rama: Se per cfare do mbahem mend une ti Leonard mos u shqeteso, ti shqetesohu se per cfare do te te mbajne mend ty femijet e tu dhe lidhjet me krimin leri te provohen nga organet qe e kane per detyre ate pune, sepse biseda e dy krimineleve nuk eshte prove po nje arsye per te kerkuar qe te provohet sa e vertete eshte! Dhe e fundit zoteri: Nuk ekziston ne demokraci koncepti i nje kabineti te lidhur me krimin, sepse pergjegjesia eshte individuale dhe as kolektive, as shoqerore, as farefisnore! Kuptove?! Ik tani dhe mendohu per ate qe te thashe ne fillim se ka kush mendohet per keto te tjerat

Anisa Tirane: O zoti kryeminister po e pam te zezen mbi te bardhe e kishin shkruar gjithe mediat Italiane

Edi Rama: Pe te zeze mbi te bardhe ate qe pashe edhe une, biseden e dy krimineleve dhe atyre kriminele nuk u them une nga vetja, po u thote policia, prokuroria, gjykata italiane, keshtu qe mos vrapo ti mbrosh si zedhenes te se vertetes se eshte turp! Nderkohe une as mbrojta kend, as thashe qe ata genjejne sepse kete duhet ta provojne organet ligjzbatuese, prandaj Anisa, ti vazhdo kije inat qeverine se te njoh nga rrjeti ketu dhe me ki inat edhe mua sa te duash, po kujdesu qe mos behesh qesharake, sepse inati e ben qesharak njeriun

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)