Akuzat për vrasje në Belgjikë
Kuvendi çon sërish në pranga Frrokun

Akuzat për vrasje në Belgjikë<br />Kuvendi çon sërish në pranga Frrokun
TIRANE - Kuvendi i Shqipërisë vendosi të çojë sërish pas hekurave deputetin kristian-demokrat Mark Frroku, këtë radhë për akuzat nga autoritetet belge se ka vrarë një shqiptar në vitin 1999.  Me 113 vota pro, 2 kundër dhe 2 abstenim, deputetët e opozitës dhe mazhorancës i dhanë aprovimin Prokurorisë së Përgjithshme për të arrestuar deputetin e Shkodrës.

Deputeti kristian-demokrat Mark Frroku mbërriti rreth orës 10:00 në Kuvendin e Shqipërisë i shoqëruar nga 2 makina policie për tu bërë pjesë e seancës plenare. Frroku është ngjitur në foltoren e Kuvendit për të mbrojtur veten para kolegëve të tij. Duke i kërkuar të kenë durim për fjalimin e gjatë që kishte përgatitur, ai u shpreh edhe njëherë para deputetëve se nuk ka kryer asnjë vrasje në jetën e tij. Duke shprehur gatishmërinë për tu vënë para drejtësisë, Frroku kërkoi që kërkesa e Prokurorisë së Përgjithshme të mos ishte futur fare në rendin e ditës, ndërsa njëherësh paralajmëroi se do ta kërkonte të drejtën edhe në Gjykatën e Strasburgut.

Ai tha se familja e tij i ka dal borxhit me moral familjes Kurti, duke sqaruar edhe “mbledhjen e baballarëve”, e ku veç të tjerash ai ka bëre be si malësor për pafajësi. Fjala e plotë e deputetit Mark Frroku në Kuvend

Deputeti Frroku nuk priti të votohej për kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme, por la sallën e Kuvendit, ku u largua sërish me makinat e policisë. “Vendimi i Parlamentit do merret dhe unë nuk jam në kundërshtim asnjëherë asnjëherë me vendimin e parlamentit”, u përgjigj Frroku për gazetarët jashtë Kuvendit.

Kreu i Partisë Demokristiane ndodhet në masën e sigurisë “Arrest shtëpie” për akuzat që i rëndojnë nga drejtësia shqiptare se është përfshirë në sajimin e historisë së atentatit që deputeti Tom Doshi pretendon se kryeparlamentari Meta kish urdhëruar ndaj tij. Për këtë arsye, Frrokut i është dashur leje nga Prokuroria për të lënë shtëpinë, e për tu bërë pjesë e seancës së të enjtes.

Ora 11:28 Miratohet me 113 vota kërkesa për autorizimin e arrestimit të deputetit Frroku
Me 113 vota pro, 2 kundër dhe 2 abstenim Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar kërkesën e Prokurorisë për autorizim të arrestimit të deputetit kristiandemokrat Mark Frroku 

votimi

Ora 11:25 Ristani: Rama duhet të ishte në Kuvend
Ristani: Kryeministri duhet të ishte në këtë sallë të votonte që të shfaqte vullnetin e tij për dekriminalizim.
Meta: Unë e kuptoj që ju për procedurë do të kërkoni që çdo deputeti t’i vihet tubi por ne nuk jemi policia rrugore. 

Ora 11:10 Ristani: Po faktohet çdo ditë lidhja e Ramës me krimin
"Është fakt që në mbledhjen e fundit të Këshillit jo vetëm nuk u kërkuan prova por zhvillohet një seancë ala Kadri Hazbiu. Megjithatë jemi ne këtu për ta sqaruar çështjen siç është. Gjatë gjithë kësaj legjislature opozita ka ngritur shqetësimin e përfshirjes së personave me rekorde kriminale në parlament. Në seancën plenare të 20 janarit, ka akuzuar fuqishëm Ramën dhe deputetin e tij Frroku për akuzat në Belgjikë. Kryeministri heshti dhe madje tha se nuk ka fakte për një gjë të tillë. Edhe Kryetari i parlamentit heshti. Partia Demokratike denoncoi edhe fshehjen e një trafikanti në makinën e Frrokut. Por mazhoranca vijoi të heshtë. Mazhoranca nuk mbajti asnjë qëndrim mbi këto fakte tronditëse, por përdori votën e Frrokut. Të gjitha faktet e bëra publike nga opozita, kanë detyruar ndërkombëtarët të kërkojnë nxjerrjen nga Kuvendi të personave me rekorde kriminale. Akzua e rëndë për vrasje të krijon përshtypjen se Kuvendi është shndërruar në një kaush burgu. Përgjegjësia për këtë degradim është e kryeministrit Rama, pa mbështetjen e shtetasve të akuzuar për vrasje, përdhunim dhe trafik droge nuk do të ishin bërë kurrë deputetë. Mos bërja deputetë do t’i kishte kursyer vendit këtë pasojë të rëndë. Rama e përdori Frrokun për një tjetër skandal, atë të atentatit ndaj dy deputetëve. Por për interesa të ngushta kriminale kryeministri Rama nuk ka lejuar drejtësinë të bëjë punën e saj. guximi i strukturave të policisë për të fshehur një kërkesë ndërkombëtare për të fshehur deputetin Frroku edhe pse provat ishin bërë publike që në 2014. Në këtë mënyrë Edi Rama është ekspozuar plotësisht se me krimin po i imponohet shoqërisë shqiptare. Në kërkesë sqarohet se vëllezërit Frroku kanë pasur tre prostituta në Belgjikë. Mirëpo të gjitha këto nuk e fernuan Ramën që ta mbështeste Mark Frrokun të bëhej deputet. Tashmë është në dorë të drejtësisë që t’i lidhin duart Edi Ramës dhe detyrë e Kuvendit që t’i hapë rrugë këtij arrestimi. Për këtë qëllim gjejmë rastin për çdo mënjanim nga ky model i përfaqësimit të popullit. Kërkesa e Prokurorit është plotësisht e vërtetë dhe fakton se kjo mazhorancë është e lidhur me krimin. Kuvendi i Shqipërisë duhet të kishte dhënë autorizimin për këtë kërkesë një vit më parë. ky urdhër është mbajtur i fshehur në sirtar.tha Ristani 



Ora 11:03 Berisha: Kjo vetëm sa ju mbështjes më shumë me krimin
"A ka fyerje më të rëndë për publikun se sa në një akt të tillë, mblidhet Kuvendi dhe më të gjithë fuqinë e tij vendos për arrestimin e një deputeti, dhe përfaqësuesi i mazhorancës nuk guxon të shqipërojë asnjë nga frazat për të cilat prokuroria kërkon arrestimin e tij, por u flet shqiptarëve me një gjuhë të cilën i inferiorizon ata në një shkallë ekstreme. Nuk mund të flitet kështu në parlament, por të paktën të citohen frazat kryesore të prokurorit për një deputet që sipas Gjykatës së Apelit në Belgjikë vrasje në një stacion treni. Nuk flitet në këtë mënyrë se vetëm sa ju mbështjes më shumë me krimin." tha Berisha

Meta: Duke falënderuar Berishën për plotësimin e fjalës së Subashit, fjalën e ka Ristani

sali berisha


Ora 10:57 Armando Subashi lexon raportin e Këshillit të Mandateve: Maxhoranca pro arrestimit
Faleminderit kryetar! Këshilli për Mandatet në cilësinë e organit përgjegjës morri në shqyrtim kërkesën e ardhur nga Prokuroria e  Përgjithshme për autorizimin e arrestimit të deputetit Mark Frroku. Shqyrtimi i bë mbi bazën e rregullore së Kuvendit. Diskutimi dhe mbledhja e këtij Këshilli u bë në praninë e përfaqësuesëve të prokurorisë, avokatëve dhe deputetit. Do të thoja që mbasi ne dëgjuam palët dhe diskutimin që u bë, të gjithë deputetët u shprehën në parim dakort për t’i dhënë rrugë kërkesës së prokurorisë, aty kishte dhe pretendime të ndryshme nga deputetët e opozitës. Në dy rastet e fundit, ka disa probleme të diskutueshme jo vetëm nga pikëpamja e rregullores së Kuvendit.
 
Ndërhyn Sali Berisha…
 


Subashi: Shqiptarët e kanë të qartë se cila është kërkesa, shumë faleminderit që mendon për mua. Unë e thashë që raportin e keni mbi tavolinë. E rëndësishme është ajo që mendon Këshilli për Legjislacionin. Përfundishmt në emër të Këshillit, por sidomos në emër të deputetëve të mazhorancës ne jemi dakort për të hapur rrugën arrestimit apo ndalimin e deputetit.  


subashi

Ora 10:44 Frroku para deputetëve: Jam betuar si malësor i vërtetë

Ora 10:00 Frroku mbërrin në Kuvend i shoqëruar me policë

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve