Akuzat pa përgjigje të Tritan Shehut ndaj Berishës: Ku i zhduke paratë e Sudes? Na the në zyrë se i kishe nën kontroll të plotë firmat piramidale

Akuzat pa përgjigje të Tritan Shehut ndaj Berishës: Ku i zhduke paratë e Sudes? Na the në zyrë se i kishe nën kontroll të plotë firmat piramidale

Sali Berisha

Në një intervistë të hershme, Tritan Shehu ka zbardhur një bisedë që ka bërë me Sali Berishën në vitin 1996 ku i kërkonin llogari lidhur me firmat piramidale. Por pyetjet e Shehut edhe sot e kësaj dite janë pa përgjigje.

Sipas Shehut, ai e ka siguruar se i kishte nën kontroll të plotë veprimtaritë e tyre. Asaj kohe, si shumë të tjerë edhe deputeti demokrat akuzonte Berishën se fshihej pas të gjithë skemës ku shqiptarët lanë pasurinë e tyre.

“Karta e ndershmërisë që luhen për të treguar se gjithë janë të korruptuar dhe vetëm ai është i ndershëm, është një kartë mund të them absolutisht intriguese, një kartë spekulative dhe ndoshta mund të jetë e kunderta. Unë nuk dua të sulmoj askënd direkt. Unë dua të tregoj vetëm diçka meqënëse edhe këtë lojë e hapur zoti Berisha këto kohët e fundit shumë. Në vitin 1996 kur skemat piramidale po përfundonin, unë dhe Kryeministri të shqetësuar në fund të 96 i kemi thënë zotit Berisha që duhet pasur në kontroll të plotë Sudja, sepse ajo nga sa dimë ne i thamë nuk çon paratë në bankë dhe paratë e saj mund të zhduken diku. Ai na tha, mos u shqetësoni fare se Sudja është në kontroll të plote të SHIK-ut dhe të organeve tona. Paratë e Sudes në fund u zhdukën. Unë shtroj pyetjen: ku u zhdukën ato para?

Gazetarja:- Pra ju bashkoheni me akuzat e zotit Pollo?

Tritan Shehu “Unë kam besim tek zoti Pollo, e di se ai i di mirë ato që kanë ndodhur në këto dy vjetët e fundit në PD, dhe veçanërisht thënia e zotit Pollo që jam gati të ballafaqohem në gjyq për mua është një thënie shumë kuptimplotë dhe shumë e sigurtë në veten e tij”.

Gazetarja:- Ju a jeni gati të ballafaqoheni para drejtësisë?

Tritan Shehu:- “Para drejtësisë për çdo gjë unë jam gati të ballafaqohem dhe jam gati të kërkoj sqarime para drejtësisë ndaj kujtdo qoftë ai njeri i cili do të më sulmojë mua për të tilla gjëra”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Like: 24/05/2021 03:37

    O tritan prasi tani po kujtoheni te gjithe te dilni te lare duke harruar kockat dhe b.thet qe keni lepire. Te gjithe ju o jashteqitje qe e keni cuar kete Shqiperi ne kete gjendje, qe keni 30 vjet qe vidhni e shkaterroni, qe paguheni me taksat e ketij populli te varfer sepse ju vinte mire e keni vendin ne biruce

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë