Në disa media, vetëm pak minuta pasi Kryeministri Rama prezantoi nga zyra e tij Paketën e Rezistencës Sociale, për të përballuar pasojat e luftës në Ukrainë, shkruan mbi atë që e cilësojnë si luks qeveritar, duke iu referuar një ndriçuesi që gjendet mbi tavolinën e punës së Kryeministrit.
Por në fakt abazhuri në fjalë është pjesë e një koleksioni të fundviteve 30, të instaluar prej shumë viteve në godinën e Kryeministrisë. Ai ka qëndruar edhe mbi tavolinën e Kryeministrit Sali Berisha. Këtë e ka konfirmuar vetë kryeministër Rama i cili duke replikuar me një qytetar sqaron se abazhuri është i kohës së Italisë dhe ka aty më shumë se 80 vite.
Replika e plotë:
Alfred Hidri: Ama abazhuri bukur mbrapa si puna stufës! Dhe pastaj ke të drejt që frikësohesh prej protestave! Dhe bën moral qe duhet me sakrifikua prej luftës.
Edi Rama: Alfred Hidri “abazhuri” është i kohës se Italisë dhe ka qenë aty ka 80 e kusur vite, prandaj them që paturpësia e paditurisë është armiku me i madh i këtij kombi, sepse të jete njeriu i paditur është krejt e natyrshme, s’mund t’i dimë të tera, po ama mësojmë para se të flasim për diçka qe nuk e dimë, por të jete paturpësisht i paditur do të thotë të mos shikoje, dëgjojë, kuptojë, po vetëm të flasë me krenari budallallëqe, duke sharë, përqeshur, akuzuar të tjerët”