Kalvari i gjatë i gjykimit për ish-presidentit e FIFA-s Sepp Blatter dhe ish-presidentin e UEFA-s Mishel Platini ka gjasë të përfundojë më 8 korrik, pasi dyshja e akuzuar për korrupsion priten të dënohen.
Sipas mediave të huaja prokurorët zviceranë kanë kërkuar një vit e tetë muaj burgim me kusht.
Në vitin 2011, dyshohet se Blatter i ka dhënë Platini-së një shifër prej 2 milionë frangash zvicerane, pagesë kjo e pajustifikuar. Ish numri një i UEFA-së akuzohet për mashtrim, bashkëpunim dhe falsifikim dokumentesh. Në krahun tjetër, ai që i ka dhënë shumë FIFA-s fajësohet për administrim jo të mirë, mashtrim dhe falsifikim dokumentesh.

Komente

