Akuzat për dekriminalizimin, Rama:
Përpjekje e atyre që s’kanë alternativë

Akuzat për dekriminalizimin, Rama:<br />Përpjekje e atyre që s’kanë alternativë
Kryeministri Rama u është kundërpërgjigjur akuzave të Partisë Demokratike për kriminallzimin e Kuvendit e të qeverisjes.
 
Ai i quajti këto përpjekje të përbindshme të atyre që nuk kanë alternativë dhe kurrë nuk kanë shumicën e popullit me vete.
 
Në një kohë kur Prokuroria ka nisur hetimin për dy të zgjedhur vendor, kreu i qeverise, ka thënë se Kuvendi nuk është i kriminelëve, por i zonjave.

Si shpjegohet që organizatat kriminale do ekzaktësisht  atë që do Amerika, atë që do Bashkimi Europian ndërkohë që revolucionarët që po kërkojnë të shpëtojnë Shqipërinë nga kjo bandë, duan diçka tjetër. Për të mos thënë çfarë duan taman se kemi edhe takimin të hënën dhe të mos prishim atmosferën. Pasi e bëri Fatos Nanon kriminelin më të madh. Se këto akuzat i ka copy paste. Doli me të atje dhe tha “Ca faji kam unë që ju i merrni seriozisht fjalët e mia, politika kjo është pasi politika është lojë’. Ju kujtoni se ne do ta pranojmë 2/3? Unë dua shumë ti pranoj, ne jemi gati edhe ti pranojmë, s’ka problem. Pasi ne nuk duam ta kapim sistemin e drejtësisë. Ne duam ta çlirojmë nga kthetrat që e kanë kapur, dhe që nuk janë kthetrat tona se ne nuk kemi edhe kthetra me thënë të drejtën, pasi  po ti kishim disa nuk do të ishin në parlament por do të ishin në burg’ tha Rama.

Këto deklarata, Rama i beri gjatë Asamblesë se Forumit te Gruas Socialiste.

Fjala e Kryetarit të Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe njëkohësisht kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e zgjeruar të Forumit të Gruas Socialiste

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi