Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu e cilësoi të marrë ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri pas akuzave që ky i fundit bëri ndaj tij si një nga përgjegjësit e tragjedisë së Gërdecit.
Në 8 vjetorin e kësaj ngjarje Tahiri pati deklaruar se një nga autorët e tragjedisë, sot na flet për reformën në drejtësi. Deklarata e kreut të PR-së u bë në emisionin 45 minuta në Report TV.
"Fakti i keq i këtij vendi është që ka një të marrë ministër të Brendshëm. Tahiri nuk vlen ta komentoj. Është ai që është. Ai se ka problem të shkel ligjin. Ai meriton që t'i kthehem ndryshe, por unë kam respekt për qytetarët. Kanë gjithë shoqëria shqiptare fakte për Saimir Tahirin. Ai kujton se është dhe prokuror dhe gjyqtar. Saimir Tahiri duhet të bëjë rolin e ministrit dhe të mos bëj rolin e gjyqtarit. Une kur kam qenë minister i Mbrojtjes, kam dhënë dorëheqjen , kam dhënë imunitetin, kam lënë drejtësinë të veprojë" tha Mediu.
Gjithashtu Mediu foli dhe për kushtet e opozitës për të pasur marrëdhënie normale me Parlamentin. Ai deklaroi se nëse mandatet e tre deputetëve shkojnë në Gjykatë Kushtetuese, opozita do të rikthehet në Parlament.
"Padyshim që do kthehemi në tryezë. Gjykimi im është që po. Po kjo nuk duhet të na bëjë ne që të mbyllim sytë që për hatër të reformës të lëmë që zhvillimet politike në vend të rrëshqasin në drejtimin e gabuar," u shpreh ai.
Përsa i përket Reformës Zgjedhore Mediu përsëriti qendrimin e tij për lista të hapura si dhe votim e numërim elektronik. Po ashtu ai kërkoi që të sanksionohet me ligj, ndalimi i kalimit të deputetëve nga një forcë politike tek tjetra.
"Duhet sanksionuar, moslejimi i kapërcimit të deputetëve nga një krah në tjetrin. Lëvizja e subjekteve nuk ka ndodhur për bindje politike, por interesa korruptive, materialiste. Do ishte më e drejtë që të vendosim rregull që nëse votohem nga elektorti i djathë s'ka si të mbështesë të majtën. Individët përfaqësues të mos lëvizin sipas pazarit të momentit, që kuvendi të kthet si pazari i gjësë së gjallë," deklaroi kreu i PR.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Pse po tërhiqen kandidatët e Partisë Demokratike?
-
Presion
48.4%
-
Frikë se humbin
43.6%
-
Arsye të tjera
8%
Vota total: 1624
Lajme të tjera
-
Shpopullimi/ Thomai, i vetmi nxënës i shkollës së Vodicës në Ersekë! Report Tv në fshatin e braktisur, mësuesi ‘hero’ mban hapur klasën për 9-vjeçarin
29 Mars, 15:38
-
Sondazhi ‘Piepoli’ në Report Tv, projeksioni: 51% e shqiptarëve janë dakord që të aplikohet amnistia fiskale
29 Mars, 15:36
-
Sondazhi ‘Piepoli’ në Report Tv, projeksioni: Mbi 60% e shqiptarëve do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të 14 majit
29 Mars, 15:34
-
Nuk ka kërkesë dhe ka shumë prurje, euro dhe dollari prekin nivelin më të ulët për këtë vit
29 Mars, 15:31
-
Kievi: Do kundërsulmojmë me tanket ‘Leopard’ para verës
29 Mars, 15:28
-
Zgjedhjet e 14 majit, Duka: Vë bast se mazhoranca nuk merr vota si më parë! Vangjeli: Pjesëmarrja e rëndësishme, shumica shkon drejt kutive të votimit
29 Mars, 15:27
-
140 emra për 61 ‘frone’ lokale, cilat janë betejat më të forta të 14 Majit! Opozita kërkon rikthimin nw pushtet lokal, PD ‘braktis’ shumicën e bashkive kryesore
29 Mars, 15:26
-
Grossi në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia-s: Po marrim masa për të shmangur katastrofën
29 Mars, 15:22
-
Vijojnë protestat në Francë, qytetarët vërshojnë nëpër rrugë, 175 policë të plagosur! 2 milionë protestues kundër reformës së pensioneve
29 Mars, 15:22
-
Me pikë të njëjta si 11 vite më parë, Alonso: Mendova se isha në tunel të errët, jam kampion
29 Mars, 15:10
-
Kakavijë/ Mashtroi një shqiptar nga Kosova dhe i mori 9 mijë euro, në pranga 41-vjeçari nga Hondurasi, po ikte në Greqi
29 Mars, 15:01
-
Shkoi për të prerë dru, ndërron jetë 42-vjeçari në Berat! I ra trungu i pemës
29 Mars, 14:52