Spitali Rajonal i Korçës ka mohuar akuzat se shkak për vdekjen e Telha Kelos ka qenë mjekimi i gabuar nga ana e bluzave të bardha. Në reagimin zyrtar të mjekëve të spitalit thuhet se pacienti vuante nga Kolecistit Kalkuloz, ose gur në veshka. Gjendja e pacientit njofton spitali është rënduar mëngjesin e sotëm, ku fatkeqësish ndërroi jetë.
"Drejtoria e Shërbimit të Spitalit Rajonal Korçë u shpreh ngushëllimet familjarëve të T.K duke sqaruar opinionin publik si më poshtë:
Pacienti T.K është paraqitur përpara dy ditësh në spital me ankesë dhimbje të kokës, menjëherë është kryer ekzaminimi i plotë duke përfshirë analiza laboratorike, EKG, eko abdominale, CT koke me contrast etj. Pas kryerjes së ekzamimimeve pacienti ka rezultuar me Kolecistit Kalkuloz.
Pas kësaj pacienti është shtruar në kirurgji. Gjendja e tij është rënduar mëngjesin e sotëm dhe pacienti është dërguar menjëherë në reanimacion dhe për rreth dy orë është trajtuar nga reanimatori.
Spitali Rajonal Korçë sqaron se bazuar në protokollet e mjekimit pacientit i është dhënë ndihma maksimale nga personeli. Jemi në pritje të autopsisë. Drejtoria e Shërbimit të Spitalit Rajonal Korçë", shkruhet në njoftimin zyrtar të spitalit.
Lajmi kryesor:
Korçë- Me dhimbje koke e barku, 58-vjeçari vdes në spital! Familjarët akuza mjekëve, bluzat e bardha: Kishte gur në tëmth (VIDEO)
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.9%
-
Të gabuar
81.8%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3736
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Korça feston Krishtlindjet, mbahet mesha në Katedralen ‘Ngjallja e Krishtit’
25 Dhjetor, 10:53
-
Fluks lëvizjesh në Kapshticë! Punohet me 6 sportele për të shmangur radhët dhe pritjet
24 Dhjetor, 14:29
-
VIDEO/ Reshjet e dëborës zbardhin Elbasanin dhe Voskopojën! Pamje spektakolare nga Parku Kombëtar i Qafë-Shtamës
23 Dhjetor, 17:55
-
Moti i keq në Korçë/ Policia: Gatishmëri në të gjitha akset, janë të kalueshme pavarësisht borës! Ja këshillat për shoferët (VIDEO)
23 Dhjetor, 15:34
-
Pogradec/ Shkrumbohet makina e ish-oficerit të krimeve, digjen pjesërisht dhe dy mjete afër tij! Dëshmon se nuk ka konflikte, ja për çfarë dyshohet
23 Dhjetor, 13:13
-
Mesazhi i Krishtlindjes nga Mitropoliti i Korçës, Imzot Joani: Kremtimi i lindjes së Krishtit gjallëron shpresën e triumfit të dritës mbi errësirën (VIDEO)
23 Dhjetor, 11:26
-
Korçë/ Hyri me forcë në bankën e nivelit të dytë mbrëmjen e së shtunës, arrestohet 38-vjeçari: Nuk mbaj mend gjë, isha i dehur (EMRI)
23 Dhjetor, 09:40
-
Korçë/ Tentoi të vjedhë bankën, autori ende në kërkim! Policia: Mund të ketë qenë i dehur
22 Dhjetor, 12:34
-
Korçë, hyn me forcë brenda një banke të nivelit të dytë, sa vjen policia ikën me shpejtësi
21 Dhjetor, 23:41
-
Emigrantët kthehen në Shqipëri për festa, fluks në Kapshticë
21 Dhjetor, 10:30
-
Korçë/ Shpërndanin kokainë në doza, arrestohen 4 persona, mes tyre një turk! Sekuestrohet 1 pistoletë, 57 gr kokainë dhe rreth 9 mijë euro
21 Dhjetor, 10:13
-
Kujtohet në vendlindje Lasgush Poradeci, bojkoton e bija! Aktivitet kulturor për 125 vjetorin e lindjes së poetit
20 Dhjetor, 16:49