Akuzat për ngacmim seksual, Zinedine Zidane bëhet çështje te kombëtarja franceze! Pritet dorëheqja e kreut të Federatës

Akuzat për ngacmim seksual, Zinedine Zidane bëhet çështje te kombëtarja franceze! Pritet dorëheqja e kreut të Federatës

Sonia Souid dhe Neol Le Graet

Agjentja sportive, Sonia Souid denoncoi për L'Equip qëndrimet seksiste të mbajtura mes viteve 2013 dhe 2017 nga presidenti i Federatës së Futbollit të Francës, i cili po sulmohet edhe nga ministria e Sportit: “Nuk është në lartësinë e detyrës së tij”. Të mërkurën mbliedhet Komiteti Ekzekutiv i Federatës në të cilin 81 vjeçari Noel Le Graet mund të njoftojë dorëheqjen nga posti.

“Ai kurrë nuk më shikonte si agjente, por si karamele”, tha Sonia Souid. Në një intervistë të gjatë me L'Equipe, 37-vjeçarja Sonia Souid që është agjente futbolli, akuzon presidentin e Federatës Franceze të Futbollit, Noel Le Graet, 81 vjeç, se e ka ngacmuar disa herë seksualisht mes viteve 2013 dhe 2017.

"Më ftoi në banesën e tij, kur mbërrita kishte shampanjë. U habita shumë, por vendosa të qëndroj. Ne flasim për futbollin e femrave, pastaj ai më thotë qartë. 'Nëse jemi më afër, idetë e tua do të bëhen realitet'. Në ato katër vjet ai më sulmonte sa herë që shiheshim, më kërkoi të shkoja në shtëpinë e tij, nuk e di sa herë, ai donte që ne të ndanim një shtrat. Psikologjikisht ishte shumë e vështirë. Presidenti im duhet të ishte shembullor dhe nuk ishte", tha mes të tjerash Sonia Souid.

Në lidhje me këtë intervistë ka reaguar edhe ministrja e Sportit në Francë. Amelie Oudea-Castera ka thënë se Le Graet nuk i përshtatet postit. "Le Graet nuk i përshtatet rolit të tij".

Akuzat tanimë kanë marrë edhe një tjetër kthesë për kombëtaren franceze, teksa vendoset në dyshim edhe kontrata e saporinovuar e Deschamps si trajner i Francës deri në 2026. L'Equipe bën me dije se ka mundësi që vendimi i fundit i presidentit Le Graet mos merret parasysh dhe Zinedine Zidane është kandidati potencial për të marrë rolin e trajnerit të Francës. Më shumë hollësi do mësohen pas mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të Federatës franceze.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)