Akuzat për pastrim parash, Gabriele Gravina: E gjitha false, dua emrat që i dërguan

Akuzat për pastrim parash, Gabriele Gravina: E gjitha false, dua emrat që i dërguan

Gabriele Gravina

Gabriele Gravina, kreu i Federatës së Futbollit në Itali është akuzuar për pastrim parash dhe përfitime. Në lidhje me këto akuza të Prokurorisë së Romës, e cila i referohet disa dokumenteve që sipas Gravinës janë false, kreu i futbollit kërkoi një takim me drejtuesit e akuzës.

Pas saj ai ka thënë se nuk është i akuzuar, por dikush kërkon të përfitojë me akuza të pabazuara.

"Në planin personal ka hidhërim, më vjen keq. Kur luan një rol institucional dhe ata të godasin personalisht është e qartë që ju vuani. Për sa i përket besueshmërisë, sistemi ynë është në vështirësi. Dikush ka disa kohë që po përpiqet të minojë stabilitetin e tij, ata besojnë se mund të shkaktojnë dëm dhe e bëjnë, por ata që më njohin, e dinë se unë jam i fortë në reagimet e mia", tha Gravina fillimisht.

Më pas kreu i futbolli italian shtoi se nuk ka asnjë dyshim se akuzat janë të rreme, duke kërkuar përgjegjësit e tyre. Veç saj, Gravina shtoi se për të nuk u ngrit asnjë akuzë në takimin me magjistratët.

"Në të gjithë veprimtarinë e dosjes që po del unë kam qenë palë e dëmtuar, ka përmbajtje të rreme. Edhe pse nuk kam qenë nën hetim, dje kam kërkuar të hetohem, diçka që mund të duket edhe të jetë një kontradiktë, por ishte e domosdoshme nga ana ime.

Magjistratët nuk më kanë akuzuar kurrë, as dje, aq sa nuk ka asnjë akuzë për momentin. Më duhej të hetoja veten për të qenë në gjendje te mbrohem kunder dosjes së dytë që janë falsitetet e dikujt që ka qejf për spektakël. Nëse ka përgjegjësi, dua të kuptoj kush e ka përgatitur dosjen, dua të di emrin e dërguesit", tha Gravina.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare