Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur sërish akuzave të opozitës për Portin e Durrësit. Teksa ka shkruar një prej pretendimeve të opozitës se Porti i Durrësit nuk do merret më nëse nis Porti Turistik, Rama shkruan se Aleanca e Rublave nuk ka fe e atdhe.
“Po filloi Porti Turistik s’e marrim më kurrë Durrësin!” është fjalia që shkëmbejnë më shpesh maskaragjozët e Aleancës së Rublave dhe hajde më thoni pastaj që s’janë pa fe, pa atdhe, pa besë e pa din dhe as iman”, shkruan Rama.
Ky reagim vjen pasi së fundmi projekti i Portit të Durrësit ka nxitur një sërë debatesh pas kërkesës së qeverisë për të kaluar marrëveshjen në Kuvend me procedurë të përshpejtuar. Opozita akuzon qeverinë së pas projektit për ndërtimin e projektit të Durrësit, fshihet një aferë korruptive, kriminale dhe mafioze, ndërsa kërkojnë më shumë transparencë nga qeverisë na lidhje me projektin. Dy liderët e opozitës Ilir Meta dhe Sali Berisha bëjnë vazhdimisht dalje publike dhe me të njëjtat argumente sulmojnë këtë projekt duke e cilësuar aferë korruptive të kreut të qeverisë.
Projekti do të zhvillohet në një sipërfaqe trualli prej 812 600 m2, që nga investimi, i kalon në pronësi kompanive. Parashikohen 12 000 apartamenteve dhe 2 hoteleve me 850 dhoma në total. Projekti parashikon 80 000 metër katror hapësira të gjelbra, ose hapësira të hapura dhe një gjatësi plazhi 700 metra. Faza e parë nis në 2023-shin e zgjat për 5 vite, me vlerë investimi € 595 milionë euro, dhe për fazën e dytë që pritet të nisë në 2028-ën, investimi është rreth 1 miliardë e gjysmë euro. Marrëveshja ka një jetgjatësi prej 35 vitesh, ndërsa përfundimi total i realizimit të projektit zgajt 20 vite. Qeveria shqiptare do të përfitoi gjatë gjithë kohës 33.3% të dividentit. Parashikohen 12 000 të punësuar.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Janar, 09:41
Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
37.5%
-
Të gabuar
25%
-
Nuk e di
37.5%
Vota total: 8
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nga Budapesti në Shkodër, 300 objekte shqiptare do ekspozohen për herë të parë
22 Janar, 21:22
-
Rama në Forumin e Davosit: Turizmi, kali ynë i betejës! Po angazhojmë arkitektë nga mbarë bota, këtu do ketë projekte që nuk i gjen në rajonin tonë
22 Janar, 14:57
-
Davos/ Rama e Zelensky firmosin marrëveshjen 10-vjeçare në fushën e mbrojtjes! Portet të mbyllura për anijet ruse deri kur të vihet paqja e drejtë
22 Janar, 14:34
-
Eduard Zaloshnja: 46 deputetë tejet të sigurt të Ramës dhe 46 deputetë pothuaj të sigurt të Berishës
22 Janar, 14:01
-
Ligji për Akademinë e Shkencave, shtyhet seanca në Gjykatën Kushtetuese, Ina Zhupa: Rama kërkon të kapë këtë institucion me njerëz politik
22 Janar, 11:05
-
‘Shqipëria për të huajt edhe pak për shqiptarët’, Rama i përgjigjet komentuesit: Mbi 979 mijë pushues rezidentë në 2024, inati politik e bën njeriun të verbër
22 Janar, 10:57
-
Shqipëria pjesë e 'FITUR 2025' në Madrid, panairi më i madh i turizmit në botë
22 Janar, 08:20
-
Ylli Pata: Bullizmi politik me 21 janarin!
21 Janar, 19:29
-
Rama takon Zelenskyn në Zvicër: Nënshkruam marrëveshje në fushën e sigurisë (FOTO+VIDEO)
21 Janar, 19:21
-
Rama në Davos takon përfaqësuesen e TikTok për Europën: Do rihapet shumë shpejt, por vetëm me garancitë e nevojshme
21 Janar, 14:30
-
Vrasjet më 21 janar, Berisha i kthehet akuzave të vjetra: Ina Rama 'puçiste', Edi Rama kërkoi pushtetin me dhunë
21 Janar, 12:59
-
'Vrasjet e '21 Janarit' të qarta si drita e diellit' Rama: Çdo vit që kalon pa drejtësi njollos reformën! SPAK i zënë me çdo gjë tjetër përveçse me këtë çështje
21 Janar, 12:51
Kot nuk thote populli: me thuaj me ke merresh vesh te them clloj robi je! Per te kontrolliar listimin e deputeteve, Kushtetuten ne 2009 e hodhi ne ere Rama ne ujdi me Berishen, ndersa ne 2013, i vuri menderen poltronit te byrose permes ujdise me Meten. Sot i akuzon per rubliste!!! E ka me qef punen e peshtymes para pasqyres.
PërgjigjuAta vazhdimisht akuzojne dhe vetem trillojne akuza e shpifje akuzuse,vetem per te sheptuar veteveten nga pergjegjesia dhe ndeshkimi i ligjit per grumbull veprash kriminale,vjedhjesh e vrasjesh..!
PërgjigjuPo ku johin atedhe ato o rame po mos u mer me me ta
PërgjigjuSa bukur do dale porti i durresit
PërgjigjuLeri qente te lehin ti ec perpara
Përgjigjujan maskarenj te poshter kta te rublave. medet kush i ndjek
Përgjigju