Akuzat për Tahirin, deklaratë e 
partive opozitare: Të ikë Rama

Akuzat për Tahirin, deklaratë e <br />partive opozitare: Të ikë Rama<br>
Zbardhja e përgjimeve të drogës të grupit të Habilajve, ku përmendej dhe emri i ihs-ministrit Saimir Tahiri, si i implikuar në trafikun e drogës, ka bërë që partitë opozitare të ulen në një tryezë dhe të mbajnë një qëndrim të përbashkët. Përmes një deklarate të partive PD, LSI, PR, PBDNJ dhe LZHK kërkohet largimi i Edi Ramës nga kryeministër. 

Në deklaratën e partive opozitare theksohet gjithashtu se nuk do ketë asnjë tërheqje nga kjo kërkesë, deri në largimin me mjete paqësore dhe demokratike të kreut të qeverisë. "Kërkojmë largimin e Ramës nga kreu i qeverisë. Rama është përgjegjës për lidhjet e krimit me shtetin. Të vendosur që Rama të ikë me mjete demokratike. Prokuroria të nisë hetimet për Saimir Tahirin dhe të ketë hetim për ministra të tjerë të lidhur me krimin".

deklerata e frotit opozitar
deklerata e frotit opozitar
(Deklarata e plotë e partive opozitare)

DEKLARATA

Kriminalizimi i zgjedhjeve të 25 qershorit përmes parave të drogës dhe përfshirjes së kriminelëve dhe bandave është provuar tërësisht me faktet tronditëse të ditëve të fundit, të cilat janë asgjesuese dhe pa asnjë ekuivok.

Demokracia në Shqipëri ndodhet në një moment kritik dhe në një udhëkryq tepër të rrezikshëm pasi qeveria është bërë frymëzuese dhe mbështetëse kryesore e trafiqeve dhe veprimtarisë kriminale duke tronditur nga themelet sigurinë individuale të çdo qytetari dhe të shtetit në tërësi.

Ky moment shumë i vështirë që po kalon vendi dhe qytetarët shqiptarë na imponon:

Krijimin e një Fronti të Bashkuar Opozitar kundër Krimit me të gjithë partitë politike, që kanë këtë vetëdije për rrezikun madhor që po kalon vendi.

 Jemi të bindur se drejtuesi dhe përgjegjësi kryesor i lidhjeve të krimit e narkotrafiqeve me kupolën e lartë të shtetit dhe përfaqësuesi kryesor i narkoshtetit, interesave të oligarkisë dhe të korrupsionit është kryeministri Edi Rama.

Ky Front kërkon:

Largimin e kryeministrit nga drejtimi i qeverisë si përgjegjësi kryesor i lidhjeve të krimit me kupolën qeverisëse, si përfaqësuesi i interesave të korrupsionit dhe oligarkisë, si ideatori dhe realizuesi i blerjes së votave dhe kërcënimit të votuesve.

Krijimin e një qeverie të antimafias dhe reformës zgjedhore me mandat të përcaktuar që të cojë vendin drejt zgjedhjeve për të rivendosur legjitimitetin.

Fronti shprehet i vendosur që së bashku me qytetarët do ta realizojë me të gjithë mjetet demokratike këtë kërkesë.

Ky Front i kërkon Prokurorit të Përgjithshëm të nisë urgjent dhe të kryejë me shpejtësi, në përputhje me dispozitat kushtetuese e ligjore, hetimin për ish-Ministrin Sajmir Tahiri dhe në bashkëpunim me autoritetet homologe italiane dhe te tjere, të kryejë të gjithë veprimet e nevojshme për të vënë para drejtësisë të gjithë individët e implikuar në trafikun e drogës dhe të armëve, të zbuluar së fundmi.

Të hetojë edhe lidhjet e ministrave të tjerë të kesaj qeverie me trafiqet dhe implikimin e tyre në bashkëpunimin kriminal për blerjen e votës në 25 qershor 2017.

Ky Front i bën thirrje cdo organizimi qytetar, apo të shoqerisë civile si dhe cdo qytetari të ndershëm të bëhet pjesë e kësaj beteje historike me krimin për të mbrojtur sistemin tonë demokratik, sigurine kombetare dhe të ardhmen e fëmijve tanë.

Fronti do të mbeshtese me vendosmeri:

Zbatimin e Reformës në Drejtësi për të siguruar DEKRIMINALIZIMIN E POLITIKES ndëshkimin e drejtuesve të lartë të shtetit të implikuar në afera korruptive, pasuruar në mënyrë të paligjshme, të lidhur me krimin e narkotrafiqet si dhe Realizimin e një Reforme Zgjedhore gjithpërfshirëse që garanton shpërbërjen e lidhjeve të krimit me politikën, eleminimin e përdorimit të parave të korrupsionit, krimit e narkotrafiqeve për blerjen e votës, me objektivin e zhvillimit të zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Tiranë, 18 tetor 2017.

Tryeza e partive të opozitës
Pas takimit të mbrëmjes së kaluar mes kryetares së LSI, Monika Kryemadhi, me kryetarin e PD, Lulzim Basha në selinë e PD, sot ka nisur tryeza e përbashkët mes dy opozitave. Kryedemokrati Basha dhe kryetarja e LSI, Kryemadhi, janë ulur sot ballë përballë në një tryezë të gjerë politike te “Hotel Tirana”, për të diskutuar mbi hapat e mëtejshëm kundër krimit.

Të dy kryetarët e partive shoqërohen nga njerëzit e tyre më të besuar, ku Basha ndodhet në tryezë me deputetët Oerd Bylykbashi dhe Gent Strazimiri, ndërsa Kryemadhi shoqërohet nga kreu i grupit të LSI, Petrit Vasili. Gjithashtu, në tryezë ndodhet dhe aleati i Bashës, kreu i PAA, Agron Duka.

[gallery]24315[/gallery]

 




 

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Rezultati u vendos me fotofinish, Noah Lyles njeriu më i shpejtë në botë

Paris 2024/ Rezultati u vendos me fotofinish, Noah Lyles njeriu më i shpejtë në botë