Akuzat për trafikim të 2 tonë kokaine, dënohet me 11 vite burg ish-futbollisti i Premier Ligës

Akuzat për trafikim të 2 tonë kokaine, dënohet me 11 vite burg ish-futbollisti i Premier Ligës

Jhon Viafara i arrestuar

Ish-mesfushori i Southampton dhe Portsmouth, Jhon Viafara është dënuar me 11 vjet burg pasi u shpall fajtor për trafik kokaine në Shtetet e Bashkuara, nga Kolumbia vendi i tij i lindjes, sipas prokurorëve të SHBA.

42-vjeçari, i cili fitoi 34 ndeshje për vendin e tij, u dënua nga një gjykatë federale në Teksas të Mërkurën. Ai pranoi para gjykatës në nëntor se kishte qenë pjesë e marrëveshjes për të trafikuar 5 kilogram kokainë në SHBA dhe u ekstradua në SHBA, raporton Daily Mail.

Po atij ju shtuan akuzat edhe për importimin e dy tonë kokainë në Shtetet e Bashkuara, që është e barabartë me një shumë marramendëse prej 21 milion paund, kështu së fundmi u mor vendimi i formës së prerë që ai të dënohem me 11 vite. Hetimet rreth kësaj çështje kishin filluar tre vite më parë.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Vendos trajneri i ri, dy yjet e Manchester United dalin në shitje

Vendos trajneri i ri, dy yjet e Manchester United dalin në shitje