Akuzat për udhëtime luksoze, Rama ironi: Dy të marrëve që morën peng PD u duhen vendosur teneqe në qafë nga demokratët e arsyeshëm

Sqarimet e në dite më parë të kryeministrit Edi Rama lidhur me akuzat e PD për udhëtimet e tij me charter nuk kanë bindur deputeten demokrate Oriola Pampuri, e cila i ka drejtuar sërish pyetjet se ku i ka gjetur paratë për udhëtimet luksoze. Po në të njëjtën mënyrë ironike, me videomesazh, Rama i është përgjigjur këtyre akuzave duke ritheksuar se nuk ka shpenzuar 120 mijë euro karburant për udhëtime me charter, por ka udhëtuar me biletë ekonomike 345 euro me familjen e tij.

Gjithashtu Rama u ka bërë thirrje demokratëve që ndodhen të dyzuar mes dy të marrëve, që cilëson Berishën dhe Bashën, “duhet t’u  varen nga një teneqe në qafë”.

"Budallallepsja vjen nga dy rrugë. Njëra të besosh atë që s'është e vërtetë; tjetra të refuzosh të besosh atë që është e vërtetë", shkruan Soren Kierkegaard. Këtë duhet ta mbajë parasysh çdo qytetar demokrat, i cili sot gjendet mes këtyre dy rrugëve, ku njëra palë i thotë beso atë që s'është e vërtetë, ndërsa pala tjetër i thotë refuzo ta besosh atë që është e vërtetë.

Ja në video një shembull i freskët fare nga rruga e palës së parë”, shkruan Rama.

VIDEO MESAZHI

Pampuri: Rama nuk i dha përgjigje se kush ia ka paguar udhëtimin në perlën mbretërore?

Rama: Fakti që kam dalë në fotografi pranë resortit legjendar, nuk do të thotë që kam qëndruar aty. Jo, unë kam qëndruar me familjen në qytet, në Mynih. Kam kaluar një orë në resort, me gazetaren, i ftuar për një bashkëbisedim në natyrë. Në vend që të shkoni deri te llixhat e carëve , gjeni një përkthyes e mos shikoni vetëm fotografitë.

Pampuri: Më batuta alla Foltore Rama njoftoi se paratë i kishte shpenzuar drejt Mynihut për hallin e tij, për të dhënë një intervistë për të pastruar imazhin e tij të nxirë nga krimi dhe korrupsioni.

Rama: Jo, unë nuk njoftova këtë dje. Kush më dëgjoi e deshi të dëgjonte, dëgjoi qartë se kam udhëtuar në Mynih me një biletë ekonomike 345 euro, me familjen, me gruan dhe djalin e vogël.

Pampuri: Rama nuk i dha përgjigje shqiptarëve Me paratë e kujt ka udhëtuar me charterin, që vetëm karburanti i kushton 120 mijë euro.

Rama: E thashë shumë qartë, edhe se si, edhe me kë kam udhëtuar. Madje shpjegova edhe aritmetikën e 120 mijë eurove karburant, në bazë të formulës 1958 karrige për 5004 delegatë të ulur me dorën lart.

Pampuri: Sot e pyesim përsëri Ramën, a ka udhëtuar ditët e fundit në Suedi, kush i ka paguar paratë e këtij udhëtimi?

Rama: Ç’lidhje ka udhëtim Suedi me intervistën në Mynih. Jo! Unë nuk kam udhëtuar në Suedi. Sidoqoftë, çështja e pagesës së këtij udhëtimi imagjinar s’duhet lënë pa u zbardhur, prandaj duhet pyetur urgjent ai që i uli 5004 delegatë imagjinarë në 1958 vendet reale në Pallatin e Kongreseve.

Pampuri:  Vetëm për luks, në 8 vite, Rama ka shpenzuar 798.3 milionë euro nga paratë e shqiptarëve vetëm për fluturime

Rama: 8 vite fluturime, herë 5 humbje, shumëzim për 7 dyer të blinduara, herë 7 brava, pjesëtim për 42 vare, bëjnë një teneqe të ndarë më dysh, që u duhet varur në qafë nga demokratët e arsyeshëm shqiptarë dy të marrëve që kanë marrë peng PD për pazare krejt personale.

 

 

 

 

I.K/AV/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Goditet grupi kriminal në Spanjë, 9 në pranga! Bazë edhe në vendin tonë, shqiptari u pastronte paratë e drogës përmes kriptomonedhave

Goditet grupi kriminal në Spanjë, 9 në pranga! Bazë edhe në vendin tonë, shqiptari u pastronte paratë e drogës përmes kriptomonedhave