Akuzat, Tahiri:Policia, institucioni
më i besuar,s'diktohet nga politika

Akuzat, Tahiri:Policia, institucioni<br />më i besuar,s'diktohet nga politika
Nga Kinostudio në aktivitetin e organizuar për policinë rrugore, ministri Saimir Tahiri iu përgjigj akuzave të LSI dhe opozitës kundër policisë së shtetit duke theksuar se policia është institucioni më i besuar në Shqipëri.
 
Pyetjes së gazetarëve për akuzat e ministrit Manjani, ai iu përgjigj duke thënë se lufta ndaj korrupsionit është përgjigja më e mirë për cilindo dhe se policia e shtetit po bën maksimumin.
 
"Për të gjithë ata që nuk e kanë kuptuar jemi shumë të vendosur për të luftuar korrupsionin. E papranueshme dhënia e ryshfetit për policinë.
 
Policia po bën maksimumin, 39 të arrestuar vetëm në Janar janë prova më e mirë, kujtesa më e mirë për cilindo që nuk e kuptuar që luftën ndaj korrupsionit e kemi seriozisht
" tha ai.



Ndërsa nuk iu përgjigj akuzave të tjera të Manjanit për kontrollin e prokurorëve dhe gjyqtarëve nga policia.

Tahiri u shpreh se policia e shtetit nuk mund të diktohet nga politika dhe se ka ikur koha e të paprekshmëve, ndërsa shtoi se sapo ka filluar beteja për Shqipërinë e gjeneratës tjetër.
 
"Sot policia është institucioni më i besuar në Shqipëri, por kemi akoma edhe shumë për të bërë.
 
Nuk mund të bëhet policia, as më e mirë dhe as më etike dhe korrekte, nëse e dikton pushteti politik'
"tha ai.

Ai deklaroi se kambana e alarmit për punonjësit e policisë është lufta e korrupsionit brenda saj, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve që të mos tentojë më t'u japin ryshfet policëve të rrugores për të shmangur gjobat, pasi precedenti penal do t'i ndjekë gjithë jetën profesionale.
 
"Nuk mund të bëhet policia nëse punonjësit janë të tradhtuar dhe të braktisur, prandaj e filluam duke rritur pagat për punonjësit e rrugores.
 
Duke ndryshuar fytyrën e policisë duke e bërë më miqësore. Shqetësimi im është integriteti, kjo është beteja që duhet të fitojmë.
 
Jam i shqetësuar për mënyrën sesi e luftojnë brenda policisë, 3 mijë në hetim penal dhe disiplinor, pasi kanë abuzuar me ligjin.
 
Kjo është kambana më e fortë për secilin prej jush. Ndërsa u bëj thirrje qytetarëve që të mos tentojë më t'u japin ryshfet policëve të rrugores për të shmangur gjobat, pasi precedenti penal do t'i ndjekë gjithë jetën profesionale, vetëm në Janar janë 39 të arrestuar
" përfundoi ai.

Ministri Tahiri ka qenë në qendër të akuzave nga LSI dhe opozita ditët e fundit për Kelmend Balilin, trafikun e drogës, por edhe zgjedhjet.
Fjala e plotë e Tahirit gjatë aktivitetit tek Policia Rrugore
  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Moment emocionues, nëna e Noizyt qan pasi pret të birin nga burgu

Moment emocionues, nëna e Noizyt qan pasi pret të birin nga burgu