Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka reaguar pas akuzave të Berishës për vizitën e tij në Itali. Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ai shkruan se ndodhet në Trieste me homologët rajonalë.
/Shqiptarja.com
“Takim shumë konstruktiv me homologët rajonalë në kuadrin e Konferencës ndërministeriale IPA mbi Ballkanin Perëndimor,” shkruan Xhafaj teksa përcjell edhe pamje nga aktiviteti.
Kjo deklaratë përgënjeshtron ish-kryeministrin Sali Berisha i cili shkroi në mëngjes se Xhafaj udhëtoi drejt vendit fqinj për të mbyllur dosjen e vëllait të tij.
dy.b/shqiptarja.com










