Akuzohen për vrasjen e Alket Muhos, pas 2 vitesh e gjysmë në paraburgim, gjykata liron babë e bir nga Tepelena
Viktima Alket Muhaj dhe një nga të dyshuarit e vrasjes Dino Muhaj
Gjykata e Apelit në Gjirokastër ka liruar nga burgu Et'hem dhe Dino Muhaj nga fshati Rabije të akuzuar për vrasjen e Alket Muhaj po nga fshati Rabije më 6 shtator të vitit 2018. Ishte masa e arrestit që është dhënë nga Apeli i Gjirokastrës pas 2. 5 vitesh qysh nga ngjarja e bujshme.
Babë e bir janë lënë në arrest shtëpie, sot duke dalë nga paraburgumi i deritanishëm 2.5 vjet që kanë qenë që kur u arrestuan në 8 shtator të 2018.
Sot në Gjykatën e Apelit u shqyrtua kërkesa e avokatit të të pandehurve Tahir Novi me arsyetimin e humbjes së fuqisë së paraburgimit për të pandehurit pasi Gjykata e Faktit zvarriti në këtë periudhe 2.5 vjeçare proceset gjyqësore duke mos dhënë një vendim përfundimtar ç'ka u kaluan afatet ligjore.
Gjykata e Apelit në Gjirokastër, sot konstatoi se pretendimi i palës mbrojtëse ishte i bazuar në ligj. Procesi gjyqësor në Gjykatën e Faktit zgjati 2.5 vjet dhe për këtë shkak dy personat e akuzuar duhet te mos qëndronin më në paraburgim.
Alket Muho, 43-vjeç, u vra me 7 plumba. Muho është qëlluar me një automatik model 56, nga një distancë e afërt. Në vendngjarje janë zhdukur gëzhojat. Ndër dyshimet kryesore të organit të akuzës është se Alket Muhaj është vrarë për shkak të konflikteve të përsëritura me motive pronësie. Mirëpo mbrojtja pretendon se Etem dhe Dino Muhaj nuk kanë lidhje me vrasjen pasi nuk kanë qenë në fshat më 6 shtator 2018, kur u gjet i pajetë 43-vjeçari.
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?
-
Po
12.2%
-
Jo
83.6%
-
Nuk e di
4.1%
Vota total: 2855
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Organizoi trafikun e 7 emigrantëve që vdiqën në aksidentin tragjik të Këlcyrës, arrestohet 24-vjeçari! Tentoi t’i ikë policisë me motor
2 Korrik, 10:09
-
Humbja e Kadares pritet me trishtim në Gjirokastër, Shtëpia Muze e tij vijon të vizitohet nga turistët vendas e të huaj
1 Korrik, 16:18
-
Prodhimi i rakisë në mënyrë artizanale, organizohet për herë të parë festa në Gjirokastër! Jo vetëm burrat por edhe gratë ziejnë pijen tradicionale
30 Qershor, 17:04
-
Aksident në aksin Gjirokastër-Kakavijë! Makina e policisë përplaset me ‘Audin’, 3 të plagosur mes tyre 2 efektivë
29 Qershor, 16:21
-
Gjirokastër/ Transportoi 2 emigrantë pakistanez drejt Kakavijës kundrejt përfitimit, në pranga 43 vjeçari
29 Qershor, 11:11
-
Zjarr në Lazarat, rrezikohen banesat! Flakët favorizohen nga era (VIDEO)
28 Qershor, 16:45
-
Digjet prej dy ditësh fusha e mbetjeve në Përmet, banorët: Zjarrin e vendos bashkia! Na mbyti tymi!
27 Qershor, 14:27
-
I vuri zjarrin fushës së mbetjeve në Përmet, në hetim 52 vjeçari
27 Qershor, 12:27
-
Mbetën të bllokuar në fshatin Pavar të Përmetit, policia i vjen në ndihmë dy turistëve francezë
27 Qershor, 10:10
-
Vijon zjarri gjatë natës në fushën e mbetjeve në Përmet
27 Qershor, 08:00
-
VIDEO/ Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë dhe Përmet, dyshohet i qëllimshëm
26 Qershor, 19:25
-
Gjirokastër/ Mbollën kanabis në oborrin e shtëpisë në Mashkullorë, arrestohet 34 vjeçari në hetim e ëma
26 Qershor, 10:24