Gjykata e Apelit në Tiranë ka ndryshuar masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie” për tre të akuzuarit për vrasjen e 26-vjeçarit Martin Çeço, ngjarje e ndodhur 3 vite e gjysmë më parë në Kolanec të Maliqit. Burime pranë gjykatës konfirmojnë se Valter Mollaj, kushëriri i tij Edlir Mollaj dhe çobani Bleti Angjo janë liruar nga paraburgimi, pasi Apeli ka konstatuar tejkalimin e afateve te paraburgimit.

Martin Çeço u vra në qershor të 2022, dhe trupi i tij u hodh më pas në rezervuarin e fshatit Kolanec, në Maliq. Nevzat Çeço, babai i të ndjerit, pas vendimit të Apelit, me lot në sy tha se do të hakmerret.

“Djali më iku pa faj fare. Do t’i pëvëloj ata me benzinë të gjithë. Djali im nuk kishte lidhje me të (Tinën). Arresti i shtëpisë do të thotë liri! Djali kishte një lidhje tjetër në Goskova. Ata e përdorën këtë situatë për të kryer krimin. Nuk i lë ata, do t’i vras, se djali më iku pa faj fare. Ata janë autorët e vrasjes”, tha ai.

Në 10 shkurt 2025, Gjykata e Shkallës së Parë në Korçë shpalli fajtorë 4 të pandehurit për vrasjen e Martin Çeços dhe i dënoi ne total me 83 vite burgim, përkatësisht: Valter Mollaj – 25 vite burg, Edlir Mollaj – 23 vite burg, Martina Pajollari – 20 vite burg, Blendi Angjo – 15 vite burg.

Ndërsa në qershor të 2025-ës, Gjykata e Apelit në Tiranë, me kërkesë të mbrojtjes, prishi vendimin e shkalles se pare dhe vendosi që çështja të rikthehet për rigjykim me një trupë tjetër gjyqësore ne Korce. Hetimet për vrasjen vazhdojnë për tre personat që dolën sot me mase sigurie arrest shtepie.

Sipas hetimeve të deritanishme, 26-vjecari dyshohet se u vra për çështje xhelozie pasi kishte krijuar lidhje dashurie me Martina Pajollarin, e cila gjithashtu ishte e lidhur me Valter Mollajn. Pajollari vijon të qëndrojë në masën arrest me burg.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:01
Gjykata nxori nga burgu 3 të dyshuarit për vrasjen e djalit të tij, ‘shpërthen‘ në lot babai i Martin Çeços: Do i përvëloj me benzinë, nuk më dhimbset më jeta! (VIDEO)

Ditën e sotme, Gjykata e Apelit të Tiranës ka liruar nga burgu 3 autorët e dyshuar të vrasjes së 26-vjeçarit Martin Çeço, për shkak të tejkalimit të afateve të paraburgimit, duke i lënë ata në ‘arrest shtëpie‘.

Ndërkohë babai i 26-vjeçarit ka shpërthyer në lot para kamerave, teksa e cilësoi vendimin si tejet të padrejtë.

Duke shprehur bindjen se 3 të akuzuarit ishin personat që kishin vrarë djalin e tij, babai i Martinit tha se nuk i dhimbsej më jeta dhe se do i digjte me benzinë autorët dhe familjet e tyre.

Ai shtoi se djali i tij nuk u vra për një histori dashurie me Tina Pajollarin siç është pretenduar, por sipas tij, sepse kishte parë drogën e mbjellë në parcelat e autorëve.

“S’kam ça të them më. Unë do t’i përvëloj ata që nesër, nuk i lë. Nuk jetoj më unë. Arrest shtëpie lirim janë ata. Mua nuk më dhimbset jeta fare, nuk i le. Ta them troç, nuk i le, le të më arrestojnë po të duan. Do gjej një bidon me benzinë dhe do i djeg. Djali nuk pati as takim me çupën e asgjë. Dy dashnorë në fshat i kishte ajo, pse nuk bëri ndonjë krim te ata, por bëri te djali im. Ata kanë mbjellë drogë aty lart.

Dhe për të zhdukur djalin tim kishin dalë në Maliq dy veta. E hape gojën i kishin thënë, do të zhdukim. Djali im s’kishte faj. Unë do i përvëloj me benzinë të gjithë si familje. I dënuan 25 vite, ia dërguan Tiranës dhe atje thanë që do dënohen me burg të përjetshëm. Tani i liruan fare. Unë nuk i lë pa përvëluar ata dhe kur të mbaroj punë, do i them djalit ‘e realizova planin’. Dhe nuk e bëj veten të më arrestojnë, do vras veten në mes të gjyqit atje”, tha mes të tjerash babai i Martin Çeços.