Akuzohet për trafik droge 
ekstradohet nga Italia 50 vjeçari

50 vjeçari Bardhi Hysa është ekstraduar nga Italia në Shqipëri pasi akuzohet për trafik droge.

Sipas informacioneve të policisë, bëhet e ditur se, Zyra Qëndrore Interpol Tirana ka bërë  ekstradimin nga Milano/Itali drejt vendit tonë të Bardhi Hysa 50 vjeç nga Shkodra.

Ndaj Hysës, Gjykata e Shkallës së Parë e Krimeve të Rënda Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg“ për kryerjen e veprës penale  “Trafikim i lëndëve narkotike“ pasi dy vite më parë gjatë kontrollit të automjetit me targë DH 907JP, drejtuar nga një italian me iniciale A.B. janë konstatuar lëndë narkotike cannabis sattiva.

Në atë kohë, policia sekuestroi lëndën narkotike dhe drejtuesin e mjetit e arrestoi, ndërkohë që bashkëpunëtor i tij ishte Bardhi HYSA.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Mundësi Dudaev fiton pa u ndeshur, në drekë përballet për medaljen e bronztë