Prodhim dhe armëmbajtje pa leje, arrestohet 32-vjeçari në Durrës! Blinte pistoletat që përdornin vëllezërit Beqiraj për vrasjet me pagesë

Zenaldo Mamaqi, 32 vjeç është arrestuar nga  policia e Durrësit në kuadër të operacionit ‘Porositësi’. Ai akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve luftarake dhe e municionit”, në formën e grupit të strukturuar kriminal. Me arrestimin e tij, ka shkuar në 15 numri i personave të vënë në pranga pasi vellëzërit Beqiraj zbërthyen disa ngjarje të rënda kriminale.

Report Tv mëson se Mamaqi ishte pjesë e grupit që kryente shitjen dhe blerjen e pistoletave dhe armëve të tjera që vëllezërit Gentian dhe Indrit Beqiraj, me bashkëpunëtorët përdornin për të kryer vrasjet me porosi nga Kasandër Noga dhe Flamur Bejko.

Aktualisht, dosja me 15 të arrestuar vijon të jetë në hetim të Prokurorisë së Durrësit, ndërsa akoma kjo e fundit nuk ka shpallur moskompetencë për t'ia deleguar SPAK-ut për veprën penale të grupit të strukturuar kriminal.

Nga operacioni ‘Porositësi’, mbeten të shpallur në kërkim Agron Bejdolli, Aleksander Laho alias Pellumb Muharremi, Dritan Ferra alias Dritan Muça alias Dritan Prifti, Alban Skonja, Kevin Zeneli alias Kevin Suçi.

1665831276_WATERMARKREPORTtv.00373515.Still010.jpg

Zenaldo Mamaqi

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë