Akuzohet për sulm seksual, futbollisti i Bundesligës dy netë në qeli

Akuzohet për sulm seksual, futbollisti i Bundesligës dy netë në qeli

Foto ilustruese

GJERMANI - Një futbollist i Augsburg në Bundesligë akuzohet për sulm seksual dhe javën e kaluar nga e mërkura deri të premte e kaloi në qeli, bën me dije 'Augsburger Allgemeine'.

Diçka të tillë e ka konfirmuar Prokuroria dhe klubi i Augsburg, ndërsa emri i futbollistit të akuzuar nuk bëhet me dije. Pasi kaloi dy netë në qeli futbollisti u la i lirë dhe hetimet po vijojnë në gjendje të lirë.

"Sipas informacioneve, ndaj lojtarit është lëshuar një urdhër arresti javën e kaluar. Nga e mërkura deri të premten ai ishte në paraburgim. Sipas prokurorisë publike, urdhërarresti i lëshuar nga Gjykata e Qarkut në Augsburg aktualisht është pezulluar. Megjithatë, hetimet janë në vazhdim. Në deklaratën e saj, prokuroria publike thekson se prezumimi i pafajësisë ende vlen", bën me dije media gjermane.

Në lidhje me këtë situatë ka reaguar edhe klubi i Augsburg. "FC Augsburg është informuar se zyra e prokurorit publik të Augsburg aktualisht po kryen një hetim kundër një lojtari të FCA.

Lojtari aktualisht nuk po merr pjesë në stërvitje apo pjesë e ndeshjes të FC Augsburg. Në këtë kontekst, është e rëndësishme që FCA të nënvizojë se prezumimi i pafajësisë vlen për lojtarin. FCA gjithashtu nuk lejohet të zbulojë emrin e lojtarit për arsye ligjore”, njoftoi klubi i Bundesligës.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 30 Mars, 00:06

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?



×

Lajmi i fundit

Pas ekstradimit nga Britania e Madhe, GJKKO lë në burg Edison Muçekun i akuzuar për vrasjen e Hamza Terziut

Pas ekstradimit nga Britania e Madhe, GJKKO lë në burg Edison Muçekun i akuzuar për vrasjen e Hamza Terziut