Akuzohet për terrorizëm/ Bledar Zeneli përlotet në gjykatë: Kam cituar Kuranin, nuk kam nxitur terrorizëm

Akuzohet për terrorizëm/ Bledar Zeneli përlotet në gjykatë: Kam cituar Kuranin, nuk kam nxitur terrorizëm

Foto ilustruese

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka lënë  në burg pa afat Bledar Zenelin, të akuzuar për "nxitje, thirrje  dhe propagandë për kryerjen e veprave me qëllime terroriste” dhe “nxitje  të urrejtjes  ose grindjeve".

Zeneli është përlotur në sallën e gjyqit, ndërsa ka mohuar akuzat që janë bërë në drejtim të tij. Përmes avokatit, ai tha se kishte publikuar citate të Kuranit, si edhe citime të imamëve të ndryshëm.

 "Nuk kam nxitur terrorizëm”, ka shtuar ndër të tjera Zeneli para gjykatës.

Bledar Zeneli u arrestua 2 ditë më parë për kryerjen e veprave terroriste dhe nxitjes të urrejtjes.

Ai dyshohet se nëpërmjet rrjeteve sociale dhe aplikacioneve të ndryshme “Facebook”, “Twitter”, “Telegram”, publikonte artikuj, materiale radikale, ekstremiste, propagandistike dhe statuse, në mbështetje të shtetit Islamik dhe kundra koalicionit global antiterrorizëm.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë