Nëntë muaj pasi u mor e mori të pandehur, Prokuroria e Posaccme ka thirrur këtë të premte kryebashkiakuan e Shkodrës Benet Beci për t’i komunikuar mbylljen e hetimeve, për çështjen e tenderit 700 mijë eurosh kur ishte drejtor i KESH.

Beci akuzohet nga SPAK se kur drejtonte Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare ka shkelur ligjin në tenderin për  “Zhvillimin strategjik të sektorit energjetik” në vitin 2019.

Hetimet për këtë tender nisën nga SPAK pas disa të dhënave të gjetura në telefonin e Evis Berberit, ish drejtuesit të ARRSH.

Për këtë çështje është e akuzuar edhe Adela Ruko, bashkëshortja e i Berberit, dhe të pandehurit e tjerë Jonid Kazani, Edlira Mitrushi, Yllka Nishku, Rudin Gjoni dhe Premtim Dauti.