Gjykatësi i çështjes ku Donald Trump akuzohet se ka paguar në mënyrë të jashtëligjshme aktoren e filmave për të rritur Stormy Daniels, për të heshtur për marrëdhënien e tyre në vitin 2006, ka vendosur shtyrjen e vendimit që është parashikuar të jepet më 26 Nëntor të këtij viti.
Zyra e prokurorit të qarkut të Manhattan-it, pengoi dhënien e vendimit në datën e caktuar, përmes një emaili dërguar gjykatësit të çështjes, Juan Merchan, duke argumentuar se duhet më shumë kohë për të shqyrtuar se si të vazhdojë procesi gjyqësor tani që Trump është presidenti i zgjedhur i SHBA, për shkak të imunitetit që merr nga kjo detyrë.
Gjykatësi Merchan u dha prokurorëve deri më 19 nëntor për të rekomanduar hapat e ardhshëm.
Trump akuzohet se ka bërë një pagesë prej 130,000 dollarësh për aktoren e filmave porno, Stormy Daniels, përmes avokatit të tij në atë kohë, Michael Cohen, gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016, me qëllim që shuante një rrëfim të mundshëm të saj, për të mos ndikuar negativisht në garën elektorale.
Akuza qëndron në faktin se këto para nuk ishin deklaruar saktë në dokumentet financiare të kompanisë së tij, duke u regjistruar si “shpenzime ligjore” për të mbuluar pagesën dhe duke falsifikuar të dhëna financiare, çka konsiderohet një veprim kriminal.
K.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.6%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 2102
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Ceremonia e Trump u ndoq dhe në burgun e Fierit', letra e Salianjit nga qelia nr.6: Më 11 maj njerëzit do i thonë Ramës se ekzistojmë dhe jemi këtu
26 Janar, 20:30
-
NBA/ Lakers nuk ndalen, fitojnë kundër Golden State! Sukses për Orlandon, bien Cavaliers
26 Janar, 18:39
-
SHBA/ Krimet në metro nxisin debate mbi kërkesën për të mbajtur maskë në publik
26 Janar, 18:19
-
Pezullimi i ndihmës nga Trump mban të bllokuar afganët në Shqipëri: Zoti President, mos na dërgoni te thikat e kasapit në Kabul
26 Janar, 17:52
-
Trump nuk tërhiqet: SHBA-të do ta marrin Groenlandën! 57 mijë banorët e ishullit duan të jenë me ne
26 Janar, 12:40
-
Fotografia e emigrantëve me zinxhirë: Donald Trump luan me frikën dhe shpik një Amerikë që nuk ekziston
26 Janar, 11:01
-
COVID-19 doli nga laboratori i Wuhanit? CIA nxjerr raportin
26 Janar, 10:05
-
Lufta/ Trump lejon dërgimin e bombave 900-kilogramëshe në Izrael! Prezanton planin për transferimin e palestinezëve në Egjipt e Jordani
26 Janar, 07:57
-
Pete Hegseth bën betimin si Sekretar i Mbrojtjes, mesazh ushtarakëve amerikanë: Do të jemi forca më e fuqishme dhe më vdekjeprurëse në botë
26 Janar, 07:43
-
Senati miraton Kristi Noem për postin e Sekretares së Sigurisë Kombëtare
25 Janar, 21:24
-
Tentoi të trafikojë në SHBA 1 ton kokainë më 2023, SHBA i kërkojnë Shqipërisë kolumbianin e arrestuar në laboratorin e Fushë-Krujës
25 Janar, 20:23
-
Vota e Diasporës/ Balla tur në SHBA: Vota e shqiptarëve në Miçigan e rëndësishme, sherrin e Tiranës të mos e sjellim këtu! Konsullatë në Detroit dhe linjë fluturimi
25 Janar, 15:52
Surrat-derr!
Përgjigju