Akuzohet se mori 225 mijë euro nga Agron Neza, ish-zyrtari i FBI del në gjyq në Uashington: Jam i pafajshëm

Akuzohet se mori 225 mijë euro nga Agron Neza, ish-zyrtari i FBI del në gjyq në Uashington: Jam i pafajshëm

Charles McGonigal

Ditën e sotme është mbajtur seanca gjyqësore në Uashington për ish-zyrtarin e FBI-së Charles McGonigal. Korrespondenti i Report Tv në SHBA, Denion Ndrenika raporton se McGonigal u deklarua i pafajshëm, lidhur me akuzat se ka marrë para nga një ish-punonjës i shërbimeve inteligjente shqiptare, Agron Neza.

McGonigal u deklarua i pafajshëm edhe për mos-raportimin e kontakteve dhe lidhjeve dhe zyrtarë të shteteve të tjera. Seanca zgjati rreth 15 minuta dhe i pandehuri McGonigal do të gjykohet në gjendje të lirë.

Amerikani McGonigal që u arrestua dy ditë më parë në SHBA përballet me dy akuza në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një në Nju Jork dhe një në Uashington D.C., ku në rastin e parë akuzohet se ka ndihmuar Oleg Deripaska, një oligark rus nën sanksione, me qëllim që të hiqet nga lista e biznesmenëve të sanksionuar nga qeveria e Shteteve të Bashkuara. Akuzat tjetër lidhet me 2 shqiptarë.

McGonigal, agjent amerikan dhe zyrtar i Lartë i FBI, dyshohet se merrte ryshfet nga Agron Neza, shqiptaro-amerikan dhe dyshohet ish agjent shqiptar i inteligjencës, për të ndikuar që një koncesion i majmë i hidrokarbureve t’i jepej një kompanie të administruar nga Shefqet Dizdari, i cili më pas bëhet edhe ortak biznesi me personazhet e mësipërm. Problemi ishte se përfituesi fundor i koncesionit ishte Gazprom, gjigandi i shtetit rus, lidhjen me të cilin amerikanët nuk mund t’ia falin një zyrtari të lartë të tyrin, siç ishte Charles McGonigal.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:22
Akuzat se mori para nga Agron Neza, ish-zyrtari i FBI-së para gjykatës! Korrespondenti i Report Tv nga SHBA: Seanca zgjati 15 minuta, do hetohet në gjendje të lirë

Korrespondenti i Report Tv në SHBA, Denion Ndrenika ka dhënë detaje nga seanca e mbajtur ditën e sotme në Uashington për ish-zyrtarin e FBI-së, Charles McGonigal, i cili akuzohet se ka marrë 225 mijë euro nga Agron Neza që të lobonte për një koncesion nafte. Korrespondenti i Report Tv thotë se seanca zgjati vetëm 15 minuta dhe McGonigal u deklaruar i pafajshëm për akuzat se ka marrë para.

“McGonigal u deklarua i pafajshëm për akuzat e ngritura për marrjen e parave nga një ish punonjës i shërbimit sekret në Shqipëri. Seanca nuk zgjati më shumë se 15 min. McGonigal u deklarua i pafajshëm për akuzat për marrje e parave nga një punonjës që ka qenë i lidhur me shërbimin sekret në Shqipëri. Ndrenika raporton se McGonigal do të hetohet në gjendje të lirë.

Janë dy çështje të ndara. Njëra në Nju Jork, dhe sot në Uashington që u lirua, për të vazhduar hetimin në gjendje të lirë. Çështja e sotme lidhet me paratë shqiptare. Ka qenë i shkurtër deklarimi për pafajësi dhe do ndiqet në gjendje të lirë”, tha Ndrenika.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • A. N.: 26/01/2023 07:01

    Vetem per 225mij dollar gjithe ky pluhur. Po ta dine ata matane atlantikut qe tek ne i ka cdo pastrues i zyrtareve neper xhepa shuma te tilla do e kishin denuar si hajdut te paafte. Po te isha une gjyqtari do e kisha denuar me pune sociale ne administraten shqiptare ne menyre qe te mesoje sic duhet profesionin e hajdutit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Ngrihet aktakuzë në mungesë për krime lufte në Kosovë

Ngrihet aktakuzë në mungesë për krime lufte në Kosovë