‘Akuzoi Enverin se urdhëroi vrasje të fshehta shtetërore’, libri i Qemal Lames: Ministri Xoxe u vra pasi u bashkua me Titon kundër diktatorit

‘Akuzoi Enverin se urdhëroi vrasje të fshehta shtetërore’, libri i Qemal Lames: Ministri Xoxe u vra pasi u bashkua me Titon kundër diktatorit

Koçi Xoxe dhe Qemal Lame

Pjesë nga libri “Miq dhe armiq”; Vrasja e ministrit të Brendshëm Koçi Xoxe

Arrestimi, hetimi, gjykimi dhe dënimi me vdekje i anëtarit të Byrosë Politike dhe ministrit të Punëve të Brendshme Koçi Xoxe është dëshmi e eliminimit të kundërshtarëve politikë me procese hetimore e gjyqësore të falsifikuara. Koçi Xoxe, bashkëpunëtor dhe mik i ngushtë i Enver Hoxhës, dallohej për mbështetjen e gjithanshme ndaj politikës jugosllave, bashkimit ekonomik, financiar e doganor, të cilat do të realizonin edhe aneksimin e Shqipërisë nga Jugosllavia.

Ai iu bashkua edhe presionit të Titos ndaj Enverit për ta larguar nga pushteti dhe për t‘i hapur rrugën Koçit. Qëndrimi kritik i Koçit ndaj Enverit u thellua në Plenumin e Zi, në vitin 1948, ku u arrit edhe një kufizim i tij. Prishja e marrëdhënieve të Titos me Stalinin dhe rritja e interesimit të tij për Shqipërinë i krijuan mundësinë Enverit të lidhet direkt e të forcojë marrëdhëniet me Stalinin, të shkëputet nga vartësia e Titos dhe të forcojë pushtetin autoritar.

Enveri me pozita më të përforcuara, u distancua nga politika e mbështetjes së Jugosllavisë dhe dënoi politikën jugosllave. i lehtësuar nga presioni i Titos dhe me pozita më të forta pas mbështetjes nga Stalini, ai arrestoi e dënoi përkrahësit e hapur të jugosllavëve dhe thelloi më tej eliminimin e kundërshtarëve të tij politikë. Viktima e radhës ishte Koçi Xoxe. Gjykimi dhe dënimi me vdekje i Koçit dokumenton edhe veprimtarinë e fshehtë të Enverit për eliminimin e kundërshtarëve të tij.

Me rëndësi është dëshmia me akuzën e drejtpërdrejtë dhe të argumentuar nga ministri i Punëve të Brendshme Koçi Xoxe para trupit gjykues: Dhe për sa u përket dëshmitarëve, kam kërkuar të thirret Sekretari i Përgjithshëm (Enver Hoxha) për t’u pyetur në lidhje me dy raste… Për ato që tha Prokurori, për vrasjet pa gjyq, kanë qenë 6 raste. Dhe për këto kam pas qenë këshilluar dhe është bërë me urdhër të shokut Komandant (Enver Hoxhës). Dhe për këtë ka pasur edhe vendim të Byrosë. Kurse vetëm për një rast është bërë duke u këshilluar vetëm me Komandantin (Enver Hoxhën). Për tortura unë nuk kam dhënë urdhër, vetëm për dy raste për Myzafer Pipën dhe një tjetër. Por nuk kam thënë që Myzafer Pipa të torturohej me hekur të skuqur. Me Gjyq Special ka qenë ekzekutuar vetëm Galip Hatipi dhe për këtë mora urdhër nga Komandanti (Enver Hoxha).

Koçi Xoxe është i vetmi ministër i Brendshëm dhe anëtar i Byrosë politike që ka përmendur me emër dhe akuzuar konkretisht Enver Hoxhën për vrasjet e fshehta shtetërore, ndjekjen agjenturore të funksionarëve të lartë politikë e shtetërorë, dënimet me vdekje në gjyqet speciale dhe pa gjyqe. Mehmet Shehu, Kadri Hazbiu, Feçorr Shehu, Hekuran Isai, Simon Stefani etj., kanë ruajtur fshehtësinë e urdhrave të dhënë nga Enver Hoxha dhe nuk e kanë përmendur asnjëherë me emër.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 08/08/2022 02:42

    Ne fakt E.H.ka qene ai qe ka ngaterruar e gatuar cdo corbe politike e diplomatike dhe gjithemone eshte rrethuar perhere nga kurtizane te devotshem qe ishin gati te vinin doren ne zjarr per te dhe silleshin me katolike se Papa.Kur shikonte se i qendronin afer me shume se c'duhej,ose kur fantazonte se mund t'i merrnin pushtetin,ose kur linte nje miqesi te vjeter duke //djegur ura// ne emer te nje miqesie te re dhe i duhej te gjente nje shpjegim,apo nje koke turku per t'i vene gishtin e ngarkuar te gjitha budallalleqet qe bente vete,e kishte gati kontigjentin nga ku zgjidhte delen e rradhes per kurban dhe te gjitha delet e tjera ja miratonin duke mos menduar qe neser mund te ishte nje prej tyre ne rradhe per ne vendin e ekzekutimit.Byroistet tane ishin kaq te indoktrinuar, sa dhe nje nate para ekzekutimit i shprehnin ne letrat e fundit devotshmerine fanatike.Per fat te keq, asnjeri prej tyre nuk mesoi asgje nga rev.francez e Robespieri,i cili u dergua ne gijotine nga konventa,perpara se t'a conte te gjithe konventen ne gijotine!

    Përgjigju
  • Luku: 07/08/2022 15:28

    Ne fakt, simbiozi i Xoxes sot eshte Edi Rama. Koci eshte hero me standartin e sotem. Artisti i teneqese zgjodhi Beogradin, ashtu si Rama. Dhe shoku Tito ra ne ujdi me Ameriken dhe shkeput nga ish BS. Dy here si shoku Rama. Thjesht ja hengren koken me pare baballaret dhe mamallaret dhe dajellaret e Edi Rames, se sot Rama do qe nje mesues ne Krrabe. Ndaj dhebKoci eshte hero.

    Përgjigju
  • Anonim: 07/08/2022 11:50

    PO TY NUK TA MBAJTI MENDERJA TA BEJE LIBRIN NE KOHEN E ENVERIT APO I MBAJE???? ENVERIT BUDALLA I SHKUND APO SI KETA QE PO SHESIN CDO PELLEMB TE TOKES SHQIPTARE IDJOT PASKE SHPETUAR MIR TI PA VAJT TEK TE TJERET.

    Përgjigju
  • kastriot: 07/08/2022 09:50

    si thua bashkepunoje me Titon dmth tradhetare spiune mire ja ka bere

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën