Akuzojnë presidentin Agnelli, ultrasit e Juventusit braktisin klubin për ndeshjen me Atletico Madrid

Akuzojnë presidentin Agnelli, ultrasit e Juventusit braktisin klubin për ndeshjen me Atletico Madrid

Juventus do të luajë nesër në transfertë ndeshjen e parë për këtë sezon në Champions League kundër Atletico Madrid. Për këtë sfidë të rëndësishme bardhezinjtë sipas ‘Tuttosport’ nuk do të kenë mbështetjen e tifozëve ultras, të cilët kanë zgjedhur të mos udhëtojnë drejt Madridit pavarësisht se kishin bileta.

Kjo vjen për shkak të arrestimit të 12 shokëve të tyre një ditë më parë, pasi akuzohen për komplot kriminal, shantazh, pastrim parash dhe dhunë. Arseyja përse tifozët nuik udhëtojnë drejt Spanjës është se ata bëjnë fajtor klubin bardhezi për atë që ka ndodhur, më konkretisht presidentin Agnelli. Sipas tyre numri 1 i ‘zonjës së vjetër’ ka bashkëpunuar me policinë.

Kjo sipas ‘Tuttosport’ ka ardhur si pasojë e kërcënimeve të ultrasve ndaj klubit, pasi ata kishin bërë presion se do të përfshiheshin në kore raciste ose sjellje të tjera, në mënyrë që të sjellin gjoba për Juventusin.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pavel Nedved harron Juventusin, gati kontrata e re në Arabinë Saudite

Pavel Nedved harron Juventusin, gati kontrata e re në Arabinë Saudite