Albano Carrisi futet në listën e zezë nga Ukraina, cilësohet kërcënim për Sigurinë Kombëtare

Albano Carrisi futet në listën e zezë nga Ukraina, cilësohet kërcënim për Sigurinë Kombëtare

Sipas një lajmi të fundit që po qarkullon në median botërore thuhet se Ministri i Kulturës i Ukrainës e ka përfshirë artistin italian Albano Carrisi midis njerëzve të rrezikshëm për kombin.

Sipas Agjensisë ruse Interfax Ministria e Kulturës e Ukrainës ka përfshirë gjithashtu Albano Carrisi (Al Bano) në listën e individëve që konsiderohen  një kërcënim për sigurinë kombëtare, për shkak të pozitave të tij  pro-ruse. Lista e zezë përpilohet dhe përditësohet nga Ministria e Kulturës në bazë të kërkesave të Këshillit Kombëtar të Sigurisë dhe Mbrojtjes të Ukrainës, shërbimeve të sigurisë ukrainase dhe Këshillit Kombëtar të Televizionit dhe të Radios.

Dyshja e përbërë nga Albano Carrisi dhe Romina Power ishte shumë popullor në Evropë dhe në Bashkimin Sovjetik në vitet '80 dhe '90. Këngëtari kurrë nuk e ka fshehur admirimin e tij për Putinin, të cilin e takoi në Moskë në vitin 1986, kur presidenti rus ishte kreu i KGB-së.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e udhëtarëve para se të rrëzohej në Kazakistan

Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e udhëtarëve para se të rrëzohej në Kazakistan