Al Doghmi: Refugjatët sirianë
kërkojnë siguri, do t'i ndihmojmë

Al Doghmi: Refugjatët sirianë <br />kërkojnë siguri, do t'i ndihmojmë
Kreu i Dhomës së Përfaqësuesve të Jordanisë, Abdulkarim Al Doghmi, tha sot se “kemi hapur dyert për të ndihmuar refugjatët që vijnë nga Siria”.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, Al Doghmi, i pyetur nga gazetarët për raportin e Jordanisë me luftimet në Siri, tha se “mbështesim të gjithë rezolutat ndërkombëtare për zhvillimet në Siri, ndërsa shtoi se “vendi ynë nuk mbështet asnjë ndërhyrje ushtarake të jashtme në Siri”.

Sipas kryetarit të dhomës së përfaqësuesve të Jordanisë, Al Doghmi, Jordania ka një histori të madhe të njohur mikpritjeje si për shembull rasti i palestinezëve e së fundmi i sirianëve.

“Sirianët kërkojnë të jenë të sigurt, thotë Al Doghmi, e për këtë arsye “jemi të gatshëm t’i ndihmojnë”, përfundoi në fjalën e tij Kreu i Dhomës së Përfaqësuesve të Jordanisë, Abdulkarim Al Doghmi.

Në lidhje me luftimet që kanë shpërthyer në Siri, përfaqësuesi i UNHCR-it në Jordani, Endru Harper, i bëri thirrje Amanit që të hapë një kamp për mijëra sirianët që po e braktisin vendin e tyre për shkak të luftimeve.

Sipas UNHCR-it, rreth 140 mijë sirianë janë tashmë në këtë shtet.
(gm/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Foto-Video/ Vrau 21-vjeçaren shtatzënë pasi dyshohej për vjedhje, ja pamjet e sulmit me armë nga polici i pandehur në SHBA

Foto-Video/ Vrau 21-vjeçaren shtatzënë pasi dyshohej për vjedhje, ja pamjet e sulmit me armë nga polici i pandehur në SHBA