Al Gore, ish-kandidati për president shprehet se Biden për të personifikon shpresën

Al Gore, ish-kandidati për president shprehet se Biden për të personifikon shpresën

Administrata e Biden do të ketë mundësinë të rikthejë besimin tek Amerika dhe do të ndërhyjë menjëherë në krizën klimaterike.

Në një analizë, të ish-kandidatit demokrat për presidentin e SHBA, 20 vite më parë Al Gore, shpejgon se përse skuadra Biden-Harris, do të rikthejë shpresën tek amerikanët.

Kjo fundjava shkoi shënoi dy përvjetorë, I pari është personal pasi njëzet vjet më parë, unë përfundova fushatën time presidenciale, pasi Gjykata e Lartë vendosi papritur mbi fatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2000.

Si zëvendëspresident në detyrë, detyra ime ishte drejtimin i numërimit të votave të Kolegjit Zgjedhor në Kongres, për të zgjedhur president kundërshtarin tim. Ky proces do të ndodhë sërish të hënën ndërsa zgjedhësit e Kolegjit do të ratifikojnë zgjedhjen e amerikanëve për Joe Biden si presidentin e ardhshëm, duke i dhënë fund një fushate të gjatë dhe të rrallë, dhe duke ri konfirmuar vazhdimësinë e demokracisë sonë.

Përvjetori i dytë është universal dhe shpresëdhënës. Kjo fundjavë shënon edhe përvjetorin e pestë të miratimit të Marrëveshjes së Parisit. Një nga urdhrat e parë të biznesit të Presidentit Trump gati 4 vjet më parë ishte tërheqja e Shteteve të Bashkuara nga marrëveshja, e nënshkruar nga 194 vende të tjera të botës, për të zvogëluar emetimet e karbonit në atmosferë që e kërcënojnë planetin tonë.

Me Trump që po bëhet gati të dorëzojë pushtetin, presidenti i zgjedhur Biden ka në plan t’i ribashkohet marrëveshjes që në Ditën e tij të Inaugurimit, më 20 Janar 2021. Tani me Biden në Shtëpinë e Bardhë, Shtetet e Bashkuara kanë shansin të rimarrin pozicionin udhëheqës të Amerikës në botë pas 4 vitesh në “sediljen e pasme”.

Sfidat e presidentit të ri do të jenë të jashtëzakonshme. Ai e merr detyrën në mesin e kaosit si pasojë e dështimit të madh të presidentit në ikje për t’iu përgjigjur në mënyrë efektive pandemisë së koronavirusit dhe dëmit ekonomik që ka shkaktuar ajo. Dhe ndonëse pandemia merr vëmendjen kryesore për momentin, ajo është vetëm më urgjentja nga krizat e shumta me të cilat po përballet vendi dhe planeti, përfshirë 40 vite ndalim rritje ekonomike për familjet me të ardhura të mesme; një pabarazi e madhe e të ardhurave dhe pasurisë, nivele të larta të varfërisë; racizëm i tmerrshëm strukturor; një polaritet politik; skadimin e afërt të marrëveshjeve të kontrollit të armëve bërthamore; një krizë epistemologjike që e minon autoritetin e dijes dhe shkencës; një sjellje e paparimtë nga kompanitë e mediave sociale; dhe më e rrezikshmja nga të gjitha, kriza e klimës.

Para nesh kemi mundësinë  të ndërtojmë një mënyrë më të drejtë jetese për të gjithë njerëzimin. Ky fillim i ri i mundshëm, vjen në një moment të rrallë, kur mund të jetë e mundur shkëputja nga gabimet e të kaluarës, dhe kur trajektorja e historisë mund të ndryshohet nga ajo që ne zgjedhim të bëjmë përmes një vizion të ri.

Me rritjen e konsiderueshme të numrit të infektimeve nga COVID-19, beteja kundër pandemisë duket si shumë e vështirë, por ne do të fitojmë.  Por ne do të jemi ende në mesin e një beteje edhe më të rrezikshme – mbrojtjen e ekuilibrin e klimës së Tokës – me pasoja të matura jo vetëm në muaj dhe vite, por në shekuj dhe mijëvjeçarë.

Kjo do të kërkojë nga ne të rivendosim një raport të drejtë me natyrën, për hir të jo vetëm të mbijetesës së civilizimit, por edhe të ruajtjes së rrjetës së pasur të biodiversitetit nga e cila varet jeta e njeriut. Perspektiva e frikshme e përballjes me sukses me sfida kaq të mëdha,

Megjithatë, këto probleme, sado të thella, janë që të gjitha të zgjidhshme. Shihni pandeminë e Covid-19. Pavarësisht nga dështimet e politikave qeveritare dhe tragjeditë njerëzore, tani kemi një lajm të shkëlqyer: Shkencëtarët kanë shfrytëzuar përparimet e jashtëzakonshme në bio-teknologji për të prodhuar në kohë rekord disa vaksina.

Ngjashëm, teksa kriza e klimës po përkeqësohet me shpejtësi, shkencëtarët, inxhinierët dhe drejtuesit e biznesit po përdorin përparime mbresëlënëse në teknologji për t’i dhënë fund shumë më shpejt sesa pritej si e mundur, varësisë së botës nga lëndët djegëse fosile.

Biden do ta marrë detyrën në një kohë kur njerëzimi përballet me zgjedhjen e jetës mbi vdekjen. Dy vjet më parë, Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimin e Klimës paralajmëroi për pasojat e rënda – përmbytjen e zonave bregdetare, dhe përkeqësimin e thatësirës, ​​midis shumë katastrofave të tjera – nëse emetimet e gazeve serë nuk ulen me 45 për qind nga nivelet e viteve 2010 deri në vitin 2030 dhe 100 për qind deri në vitin 2050.

Ngadalësimi i ngrohjes së shpejtë të planetit, do të kërkojë një përpjekje të unifikuar globale. Biden mund ta drejtojë këtë mision duke e forcuar angazhimin e SHBA-së për të ulur emetimet sipas Marrëveshjes së Parisit, diçka që vendi është gati të bëjë falë punës së qyteteve, shteteve, bizneseve dhe investitorëve, të cilët kanë vazhduar të eci9n përpara pavarësisht rezistencës nga administrata Trump.

Një shembull është energjia diellore. Kostoja e paneleve diellore është ulur me 89 për qind në dekadën e fundit, ndërsa ajo e turbinave me erë 59 për qind. Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë parashikon që 90 për qind e të gjithë burimeve të reja të energjisë elektrike në të gjithë botën në vitin 2020 do të jetë nga energjia e pastër.

Vetëm gjatë 3 muajve fundit, disa nga udhëheqësit politikë më të rëndësishëm në botë kanë prezantuar nisma të rëndësishme. Falë udhëheqjes së Ursula von der Leyen, Presidentes së Komisionit Evropian, BE sapo njoftoi se do të zvogëlojë me 55 për qind në 9 vitet e ardhshme emetimet e gazeve serë.

Presidenti Xi Jinping është zotuar se Kina do të arrijë zero emetime të karbonit në vitin 2060. Udhëheqësit në Japoni dhe Korenë e Jugut thanë disa javë më parë se vendet e tyre do të arrijnë të njëjtën gjë në vitin 2050. Danimarka, prodhuesi më i madh i gazit dhe naftës në BE, ka njoftuar një ndalim të kërkimit të mëtejshëm për lëndët djegëse fosile.

Me votimin e të hënës së anëtarëve të Kolegjit Zgjedhor pro Biden, dhe më pas me përurimin e tij ne detyrë, ne do të nisim rivendosjen e Amerikës si vendi i mirë-pozicionuar për të udhëhequr luftën e botës kundër ndryshimeve të rrezikshme të klimës. Për ta bërë këtë, ne duhet të adresojmë drejtpërdrejti të metat tona.

Kjo dhe vetëm kjo, mund t’i pozicionojë Shtetet e Bashkuara në vendin e duhur për të rifituar respektin e kombeve të tjerë, dhe për të rivendosur besimin e tyre tek Amerika si një partnere e besueshëm në sfidat e mëdha me të cilat përballet njerëzimi. Ashtu si në pandemi, dija dhe shkenca do të jetë shpëtimi ynë. Por që të kemi sukses, ne duhet të mësojmë të punojmë së bashku, në mënyrë që të mos vdesim së bashku.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Afera Partizani/ SPAK kërkon kthimin e Berishës në arrest shtëpie, Apeli i GJKKO-së cakton gjyqtarin që shqyrton ankimimin

Afera Partizani/ SPAK kërkon kthimin e Berishës në arrest shtëpie, Apeli i GJKKO-së cakton gjyqtarin që shqyrton ankimimin