Al Pacino , nderohet Me Medaljen Kombëtare të Artit

Al Pacino , nderohet Me Medaljen Kombëtare të Artit
Aktori amerikan Al Pacino është nderuar me Medaljen Kombëtare të Artit në një ceremoni në Shtëpinë e Bardhë, ku u vlerësuan gjithashtu 16 persona e organizata.
Vet presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama ka përshëndetur 71-vjeçarin dhe i ka dhënë atij medaljen.
Presidenti Obama u shpreh se të gjithë këta persona kanë lënë një gjurmë të paharrueshme në kulturën amerikane. “Na thonë se si njerëz ne jemi të ndarë, por papritur duket se arti ka fuqinë që të na bashkojë”, deklaroi Obama.
Al Pacino konfirmoi spikat për një sërë rolesh në në botën e kinematografisë. Që në moshë të re ai intrepretoi personazhin e mirënjohur të Michael Corleone në trilogjinë “Kumbari”, për të vazhduar më pas me Tony Montana në “Njeriu me Shenjë”. Një tjetër performancë e shumë e vlerësuar e tij ka qenë ajo në filmin “Aromë Gruaje”, për të cilën Pacino fitoi një Academy Aëard në vitin 1992.
Së shpejti ai do të interpretojë producentin muzikor Phil Spector në një film të HBO-së, që bën fjalë për gjyqin dhe dënimin e personazhit për vrasjen e aktores Lana Clarkson.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘El Cronista’: Shqipëria, vizitoni plazhet parajsore të destinacionit mesdhetar me kosto të ulët

Media spanjolle ‘El Cronista’: Shqipëria, vizitoni plazhet parajsore të destinacionit mesdhetar me kosto të ulët