Në një video të postuar në rrjetet sociale, militantët e grupit terrorist të Al-Shabbaab, i bëjnë thirrje besimtarëve për të kryer sulme ndaj qendra tregtare në SHBA, Kanada dhe Mbretërinë e Bashkuar.
Në video grupi terrorist, i lidhur me Al-Qaidën, deklaron se do të sulmojë qendrat tregtare dhe këto sulme do të jenë të ngjashme me atë të shtatorit 2013 në Kenia. Sekretari i Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara paralajmëroi qytetarët amerikanë të bëjnë kujdes pas këtij kërcënimi për sulme terroriste.
Jeh Johnson bëri me dije se ka kërcënime serioze nga militantët e Al-Shabab me qendër në Somali, të cilët janë një degëzim i Al-Kaedës. Al-Shabab mori përgjegjësinë për sulmin e vitit 2013 në qendrën tregtare “Westgate” në Nairobi ku mbetën të vrarë 67 njerëz.
Johnson deklaroi në një intervistë për CNN se kërcënimi ishte pjesë e “një faze të re” të terrorizmit, në të cilën sulmet do të vijnë gjithnjë e në rritje nga “aktorë të pavarur në vendet e tyre”. Qendrat tregtare kryesore në shënjestër të sulmeve do të jenë “Mall of America”, “West Edmonton” në Alberta dhe ato në Oxford Street në Londër.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO