TIRANË- Panik te Ambasada ruse në Tiranë. Një çantë e braktisur, e lënë shumë pranë kësaj ambasade ka ngjallur dyshime se bëhet fjalë për alarm për bombë, e megjithatë e gjitha ka rezultuar një false.

Gazetari i Report Tv, Merin Maçi ka raportuar se ka qenë një çantë e mbushur me rroba e harruar, nga persona ende të paidentifikuar.

Forca të shumta policie mbërritën në vendin e ngjarjes, e megjithatë nga kontrollet rezultoi se ishte një çantë e braktisur me rroba.