Rreziku për sulme terroriste ndaj qendrave tregtare është rikthyer edhe një herë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Alarmi është shtuar pas publikimit të videos së grupit terrorist të Somalisë të quajtur “Al-Shabaab” dhe i lidhur me Al Kaedën, që kërcënon me sulme kundër qendrave tregtare të “Mall of America” në SHBA.
Lidhur me këtë kërcënim, autoritetet amerikane kanë marrë masa sigurie jo vetëm përreth supermarketeve të “Mall of America”, në Mineapolis, i kërcënuar nga xhihadistët, por edhe në Neë York dhe Chicago.
Në videon e shpërndarë nga Al-Shabaab, thuhet se grupi do të sulmojë qendrat tregtare dhe këto sulme do të jenë të ngjashme me atë të shtatorit 2013, që shkaktoi 60 të vdekur në Kenia.
Supermarketet kryesore në shënjestër të sulmeve do të jenë “Mall of America”, “West Edmonton” në Alberta dhe ato në Oxford Street në Londër.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com