Alarm në Evropë, Brazili ka
eksportuar mish të kalbu

Alarm në Evropë, Brazili ka<br />eksportuar mish të kalbu
BRAZIL-Tre impiante të përpunimit të mishit janë mbyllur dhe 21 të tjerë janë nën kontrollin e  autoriteteve në Brazil si pasojë e një hetimi që ka zgjatur 2 vite dhe është shtrirë në 6 shtete të Brazilit, autoritetet kanë zbuluar se prej vitesh disa nga kompanitë më të mëdha të përpunimit  të mishit në vend eksportojnë mish të kalbur.
 
Deri në këto momente janë arrestuar nën akuzën e korrupsionit 33 zyrtarë, të cilët dyshohet se kanë dhënë certifikimin e qeverisë pasi kanë marrë rryshfet nga kompanitë që janë nën hetim.
 
Midis kompanive të cilat janë nën hetim është edhe JBS, eksportuesja me e madhe e mishit të viçit në botë, si dhe BRF eksportuesja më e madhe e mishit të pulës.
 
Sipas BBC, kompanitë përdornin acid dhe kimikate të ndryshme për të maskuar produktet e tyre, të cilat në shumë raste ishin edhe kancerogjene.
 
Brazili është një nga eksportuesit më të mëdhenj të mishit në botë dhe një pjesë e madhe e mishit të përpunuar nga komanitë braziliane vjen edhe në tregun evropian.
 
Ministri i Buqësisë në Brazil, Blairo Maggi, pritet të takojë ambasadorët e shteteve të tjera ditën e hënë, me qëllim që të shmanget vendosja e sanksioneve ndaj eksportit të mishit brazilian.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë