Sikur problemet në kampin kuqezi dhe kontigjenti i reduktuar në krahasim me fazën kualifikuese të Europianit të mos mjaftonte, pikërisht në seancën e vetme stërvitore që ekipi përfaqësues i Shqipërisë zhvilloi mbrëmjen e djeshme në stadiumin “Renzo Barbera”, të Palermos, sirenat e alarmit i kanë shqetësuar të gjithë.
Mësohet se vetëm pak minuta pasi kishte nisur seanca stërvitore, mbrojtësi kuqezi që aktivizohet në Seria A me skuadrën e Torinos, Arlind Ajeti është detyruar të lërë përgatitjet dhe të tërhiqet në dhomën e zhveshjes.
Sipas raportimeve, mbrojtësi 24-vjeçar ka ndjerë shqetësime në kavilje dhe pas kontrolleve nga stafi mjekësor dhe konsultimeve me stafin teknik, është vendosur që Ajeti të tërhiqet nga përgatitjet e seancës së sotme, duke lënë gjithçka të dyshimtë për aktivizimin e tij në ndeshjen e nesërme në mbrëmje.
Nga ajo që është kuptuar prej seancave të mëparshme stërvitore të udhëhequra nga De Biasi, mbrojtësi Ajeti ishte parashikuar ta niste ndeshjen si titullar.
Redaksia Online
K.M/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com