Alarm në Shkup, dyshime për sulm
terrorist për finalen e Superkupës
Rezervimet për qëndrimet gjatë natës kur do të luhet SuperKupa e UEFA janë anuluar për shkak të dyshimeve se mund të ketë sulme terroriste në Shkup, shkruan Plusinfo në Shkup.
MAQEDONI-Niveli i sigurisë është i lartë pas lajmeve se mund të ketë sulme terroriste gjatë finales së SuperKupës së Europës që do të zhvillohet mes Realit të Madridit dhe Manchester United në datë 8 Gusht.
Rezervimet për qëndrimet gjatë natës kur do të luhet SuperKupa e UEFA janë anuluar për shkak të dyshimeve se mund të ketë sulme terroriste në Shkup, shkruan Plusinfo në Shkup.
Ky portal, thotë se informacioni ka ardhur nga disa tifozë, të cilëve iu ka mbërritur një mesazh i tillë nga tifozë të huaj që kanë bërë rezervime te mëparshme nëpër hotelet e kryeqytetit.
Në fotografinë mund të shihet një mesazh në gjuhën angleze, të cilin e ka marrë një tifoz i huaj nga një hotel në Shkup, e pastaj e ka dërguar deri tek tifozët maqedonas të Manchestar United.
“Ne jemi të detyruar nga ana e Qeverisë për të ju informuar si mysafir i yni, se janë marrë kërcënime për sulm të mundshëm terrorist më 7 dhe 8 gusht”, shkruan mesazhi.
Tifozët pretendojnë se është mashtrim të tërhequr rezervimet, ndërsa edhe qeveria maqedonase e mohon një gjë të tillë.
Mesazhidy.b/shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?
-
Po
53.7%
-
Jo
32%
-
Nuk e di
14.2%
Vota total: 1005
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gjirokastër/ Zjarr në afërsi të një biznesi, dyshohet i qëllimshëm! Zjarrfikësit ndërhynë në kohë për të shuar vatrën
28 Korrik, 22:02
-
Skënder Minxhozi: Ta gëzosh qeverinë teknike, Doktor!
28 Korrik, 22:00
-
Trafik i rënduar në aksin Balldren-Milot! Radhë kilometrike automjetesh
28 Korrik, 21:56
-
Shtëpia e Bardhë fajëson Hezbollahun për sulmin 'e tmerrshëm' në Golan
28 Korrik, 21:55
-
Macron bisedë telefonike me Netanyahun: Dënon sulmin në Lartësitë e Golanit, por i kërkon të mos ketë përshkallëzim
28 Korrik, 21:46
-
Ndiheni të lodhur gjatë gjithë kohës, ja përse
28 Korrik, 21:34
-
Zgjedhjet presidenciale në Venezuelë/ Karrigia e Maduros në rrezik, kërcënon me 'luftë civile' nëse nuk zgjidhet
28 Korrik, 21:24
-
Ukrainë, 5 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në rajonin e Donetskut
28 Korrik, 21:06
-
Trump i del në mbrojtje agjentes: Ishte gati të merrte plumbin në vendin tim
28 Korrik, 20:53
-
E dashura e Yamal kapet ‘mat’ në prehrin e një djali tjetër, sulmuesi i Spanjës i jep fund lidhjes me yllin e TikTok
28 Korrik, 20:50
-
VIDEO/ Refuzoi t'i puthte dorën, Erdogan godet me shuplakë djalin e vogël
28 Korrik, 20:38
-
Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga
28 Korrik, 20:08