Alarm në Gjermani, një 22 vjeçare shqiptare me variantin britanik, fluturoi nga Rinasi

Alarm në Gjermani, një 22 vjeçare shqiptare me variantin britanik, fluturoi nga Rinasi

Mediat gjermane kanë raportuar se në qytetin e Hochtaunus, është raportuar rasti i parë me variantin britanik të COVID-19.

Varianti është identifikuar në një grua 22-vjeçare e cila u kthye nga Shqipëria dhe shfaqi simptoma të lehta të Covid-19, por në fakt ajo ka rezultuar e infektuar me mutacionin B117.

Si një masë paraprake, më pas u krye një sekuencë gjithëpërfshirëse e mostrës laboratorike dhe arriti të identifikohet mutacioni.

Gruaja po mbahet në karantinë, tha departamenti i shëndetësisë, ndërkohë që ka filluar gjurmimi i kontakteve të njerëzve të infektuar apo që kanë pasur kontakt me 22 vjeçaren.

Pavarësisht se në vendet fqinjë janë identifikuar raste me variantin e ri britanik, në Shqipëri ende nuk ka asnjë rast të konfirmuar. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pa fjalë: 03/02/2021 16:49

    Po pra,shtet Lakrash!HallvaNiStan!

    Përgjigju
  • Manol: 03/02/2021 16:16

    E mo nga ku e solli ajo ne Gjermani, nga shqiperia. Ketu ne skemi laboratore ta konfirmoj, virusi britanik eshte ne shqiperi nga festat e fund vitit, qe shume shqiptare erdhen nga Britania. Prandaj dhe kemi ditet e fundit nje boom rastesh sepse virusi I Britanise shperndahet me kollaj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse

NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse