“Të gjithë trenat ndërkombëtarë që qarkullojnë në territorin e Hungarisë janë kontrolluar nga policia”, ka deklaruar një zëdhënës i kompanisë publike të transportit hekurudhor “MAV”.
Kontrollet e linjave ndërkombëtare kanë shkaktuar ndërprerje të mëdha në rrjetin hekurudhor, prej të cilave janë prekur 20 mijë udhëtarë.
Policia hungareze ka bërë të ditur se kontrollet e linjave ndërkombëtare të trenave ka ardhur si pasojë e një telefonate anonime, që njoftonte për një bombë të vendosur në një nga linjat ndërkombëtare.
Nga autoritetet hungareze ka filluar një hetim për identifikimin e personit i cili ka bërë telefonatën.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com