Një segment i Sunset Boulevard, që ndodhet në Hollywood-in Perëndimor në Kaliforni është mbyllur pasi kishte dyshime rreth një alarmi për bombë. Departamenti i Policisë në Los Angeles, ka marrë një telefonatë ku raportohej një 'pako e dyshimtë', brenda një qendre tregtare të hapur që ndodhej në atë zonë.
Në segmentin e quajtur Sunset Strip ndodhet një palestër, një kinema, një dyqan Starbucks dhe disa restorante të njohura. Policët izoluan të tërë zonën dhe skuadra e bombave po punon me këtë çështje.
Departamentet e policisë në pjesën më të madhe të qyteteve të mëdha në Amerikë, kanë qenë të alarmuar që pas sulmeve terroriste që ndodhën të premten në Paris.

Redaksia online
(m.p/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com