Alarm për bombë afër Capitol Hill në SHBA, rrethohet kamioni pa targa! Dorëzohet autori, shpërndante video kërcënuese në rrjete sociale

Alarm për bombë afër Capitol Hill në SHBA, rrethohet kamioni pa targa! Dorëzohet autori, shpërndante video kërcënuese në rrjete sociale

Një alarm për bombë është dhënë gjatë ditës së sotme afër godinës së Capitol Hill në SHBA.

Policia rrethoi kamionin me autorin brenda, ku dyshohej se mund të kishte eksploziv. Një orë pasi kërcënoi me bombë, autori është vetëdorëzuar në polici. BBC shkruan se 49-vjeçari i identifikuar si Floyd Roy Roseberry.  

Roseberry u vetëdorëzua pasi negocioi me Policinë e Capitolit në momentin që bëri kërcënimin. Ai parkoi kamionin pranë Bibliotekës dhe më pas shpërndante video kërcënuese në rrjetet sociale. Ishte një officer që pikasi 49-vjeçarin me një mjet në dorën e tij që dyshohej se ishte shpërthyese. 

Ende nuk dihet se cilat janë motivet që shtynë 49-vjeçarin të bënte një ngjarje të tillë, ndërkohë që policia po shqyrtonin kamionin.

Kamioni i cili ishte pa targa ishte pozicionuar te Biblioteka e Capitol, ndërkaq ndërtesa të shumta aty pranë u evakuan.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Mijëra pelegrinë në Jerusalem për ceremoninë e Zjarrit të Shenjtë, forcohen masat e sigurisë

Mijëra pelegrinë në Jerusalem për ceremoninë e Zjarrit të Shenjtë, forcohen masat e sigurisë